Focus: Dhjetëra mijëra protestojnë në Shkup kundër forcimit të shqiptarëve në vend

Së paku 50'000 veta kanë demonstruar të martën në kryeqytetin e Maqedonisë Shkup kundër një qeverie të socialdemokratëve dhe partisë më të fortë të pakicës së shqiptarëve në vend. Demostruesit shprehin kështu merakun për unitetin e sovranitetit të vendit.

Foto: dincturk / Shutterstock



Arsyeja është një premtim i liderit të deritanishëm opozitar Zoran Zaev të socialdemokratëve SDSM partive të pakicës shqiptare për ta bërë shqipen gjuhë zyrtare të Maqedonisë.

Maqedonia që nga 2015-ta është paralizuar nga një krizë politike. Edhe zgjedhjet parlamentare në dhjetor nuk sollën rrugëdalje. Presidenti Gjorgje Ivanov refuzon t’ia japë Zaevit mandatin për formimin e qeverisë, edhe pse ai e ka një shumicë në parlament. Ivanovi e akuzon Zaevin për «rrënim të sovranitetit të Maqedonisë». Ndarjet e shoqërisë maqedonase, për më tepër, u nxitkëshin nga politikanë të vendeve ballkanike Shqipëria, Kosova kryesisht shqiptare dhe Bullgaria.

EU po mundohet për tejkalimin e konfliktit

VMRO-DPMNE-ja konservative, e cila në të vërtetë nga zgjedhjet doli me dy ulëse më tepër, nuk ia doli të bëjë koalicion me partitë e pakicës shqiptare. Zaevi mund t’i marrë ato në anën e tij me premtimet që bëri. Kundër kësaj, prej më shumë se tri javëve, përkrahës të konservativëve dhe nacionalistëve dalin në rrugë. Ata dëshirojnë ta pamundësojnë një forcim të të drejtave të pakicës shqiptare.

Demonstrata masive në Shkup qëlloi njëkohësisht me vizitën në kryeqytetin maqedonas të komisarit të UE-së për zgjerim, Johannes Hahn. Në një lajmërim në rrjetin social Twitter Hahn kërkoi shprehimisht përparime në formimin e qeverisë: «Na duhet urgjentisht qeveri e re për reformat. S’ka kohë për të humbur», shkroi Hahn. UE-ja po mundohet deri tani pa sukses për një kapërcim të konfliktit.

(focus.de) ks