Flet vrasësi i «Komandant Shqiponjës»: U vetëmbrojta

Lajmërohet i dyshuari për kryerjen e vrasjes së sotme në Kumanovë. Bajram LImani është ushtrues i detyrës së kryetarit të degës së BDI-së në këtë qytet. Ai thotë se ka vepruar në vetëmbrojtje, është i keqardhur për rastin dhe se do të dorëzohet shumë shpejtë.

Nga Arben ZEQIRI

Shkup, 23 korrik

I dyshuari për vrasjen e «Komandant Shqiponjës», Bajram Limani, e ka pranuar vrasjen dhe ka shprehur keqardhje për incidentin e sotëm. Ai është ushtrues i detyrës së kryetart të degës së BDI-së në Kumanovë. Limani në një deklaratë për televizionin Alsat-M në Shkup ka thënë se vrasjen e ka bërë në vetëmbrojtje. Sipas tij, ai ka qenë i sulmuar nga i ndjeri Xhemail Rexhepi dhe shoqëruesit e tij.

«Ne kemi qenë në vend të punës, unë kam qenë ushtrues i detyrës së kryetarit të degës. Na kanë sulmuar me karrike e me grushta. Kanë dashur të nënshkruhen dokumentet», ka rrëfyer ai, pa precizuar se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë konkretisht. «Ne kemi qenë të detyruar të mbrohemi, shoku im ka gjuajtur në ajër që t’i largojë. Pas disa minuta kacafytjesh, ne jemi larguar nga vendi i ngjarjes. Se çfarë ka ndodhur, nuk e dimë», ka vazhduar Bajram Limani. I dyshuari ka shprehur keqardhje për ngjarjen: «Na vjen shumë keq, por asgjë nuk ka ndodhur me fajin dhe përgjegjësinë tonë.»

Bajram Limani është shprehur se do t’i dorëzohet policisë, ndërkaq ka rrëfyer se ai dhe shoku i tij janë të lënduar në fytyrë, në stomak dhe në kokë. Më tej Limani ka siguruar se nuk ka qenë në ndonjë konflikt me viktimën apo shoqëruesit e tij.

Sipas të akuzuarit, ai thjesht ka bërë punën e tij të zakonshme. Ka absolvuar tre takime, ndërsa tre takimet e rasës nuk ka mundur t’i mbajë, sepse në ora katër ka ndoshur ngjarja. «Jam jashtëzakonisht i shqetësuar», ka deklaruar Limani. Kjo, sipas tij, është një tragjedi që nuk është dashur të ndodhë. Ai ka precizuar se vikltima ka qenë vet i shtati, apo vet i teti. Sipas tij, ai dhe shoqëruesi i tij praktikisht kanë qenë të izoluar në zyrë. «Jemi munduar në çdo formë të ikim, por nuk na kanë lënë asnjë shteg», ka ilustruar i akuzuari.

Bajram Limani gjykimin e rastit ua beson organeve të drejtësisë. «Ata do ta zgjedhin këtë punë», ka thënë ai dhe është shprehur i gatshëm për bashkëpunim. Mosdorëzimin e tij të menjëhershëm ai e ka shpjeguar si një prevencion: «Ne jemi larguar nga rrëmuja që mos të ndodhë diçka…», ka deklaruar Limani për Alsat-M. Dorëzimi do të ndodhë gjatë ditës, ka premtuar ai.