Fjalor elektronik i gjuhës shqipe

Një kompani tetovare, TurboSoft, me qendër në SEEU – Technology Park harton fjalorin elektronik të gjuhës shqipe me më shumë se 40’000 fjalë.

Foto: Rawpixel.com / Shutterstock

Ky fjalor synon të jetë një mjet i përdorshëm në radhë të parë nga pedagogët, mësuesit, studentët, nxënësit e shkollave të mesme e të klasave të larta të shkollave 9-vjeçare, si edhe nga shkrimtarët, publicistët, përkthyesit e nga të gjithë ata që merren me shqipen ose e mësojnë atë.

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqip dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes. Ai përmban mëse 40’000 fjalë. Programi është falas dhe mund të shkarkohet nga Play Store në: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.turbosoft.FjaloriGjSh. Së shpejti do të ketë mundesi të shkarkohet edhe në App Store. Për verzionin Windows mund të shkarkohet në: www.TurboSoft.al/Download/Fjalori.exe.

Kompania premton së shpejti të dalë me një modul, i cili do të merret me korrigjimin e gabimeve në tekst. Korrektori do të permbajë rreth 600’000 terma reference. Ai do të ketë qasje enciklopedike për figurat dhe personalitetet e njohura kombëtare.

Me këtë produkt mendohet të lehtësohet komunikimi në gazetari, administratë dhe, në përgjithësi, në formulimin e tekteve në gjuhën shqipe. Këto produkte mendohet t’iu shërbejnë sidomos mërgimtarëve për mësimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe.