Fitoni nga mbi 1’000 franga në vit!

E drejta zvicerane tatimore ofron mundësi të shumta legale për të paguar më pak tatime. Aq më me rëndësi është t’i njohësh dhe t’i përdorësh ato në dobinë tënde. Që ta shihni se si mund të kurseni edhe ju dhe t’i financoni ëndrrat tuaja, po i shtjellojmë dy shembuj.

Foto: Looker_Studio / Shutterstock.com



Urs Kopie
Urs STEPPACHER

Kur është fjala për ofertën e tatimeve, shpesh thuhet se «të mëdhenjtë» kishin kaq shumë mundësi për ta zvogëluar barrën e tyre tatimore. Kurse të «vegjëlve» nuk u ngel asgjë. Vërtet, mundësitë për optimimin e tatimeve janë të hapura për të gjithë zviceranet dhe zviceranët. Si specialist i optimimit të tatimeve te «Neosana» viteve të fundit te klientet dhe klientët e mi kam mundur të kursej mesatarisht nga 1’232 franga në vit. E drejta tatimore zvicerane ofron shumë shanse legale për të paguar më pak tatime. A i dini të gjitha këto? Për ilustrim po jua prezantoj dy shembuj nga praktika**:

Një ëndërr e madhe e Festim G. ka qenë ta blejë një shtëpi për vete dhe për familjen e tij. Për këtë ëndërr ai ka punuar me vite të tëra në Zvicër. Me ndihmën time ai ka mundur ta financojë një shtëpi për një familje. Unë ia kam hapur atij rrugët për ta mbledhur kaparin dhe e kam zhvilluar gjithë financimin për të. Ai sot jeton me familjen e tij i lumtur në shtëpinë e vet dhe të dhënat e tij i financon në pjesën më të madhe nëpërmjet kursimeve në tatime.

Lavdrim H. që prej 12 vjetëve është profesionalisht i pavarur. Edhe pse biznesi i ecën suksesshëm, atij i mungon koha e nevojshme për t’u kujdesur për proceset e tatimit. Ai merr vesh shumë nga fusha e tij, por pak nga e drejta tatimore. Prandaj është aq më e rëndësishme për të që ta ketë dikë që ai i beson dhe i cili çështjet e tatimit të biznesit të tij t’i rregullojë në mënyrë optimale. Nëpërmjet një përshtatjeje të Përkujdesjes Profesionale (BVG), ne bashkërisht kemi arritur përparësi tatimore në vlerë prej 12’300 frangave në vit.

Këto raste sjellin dy shembuj që tregojnë se sa e rëndësishme për ta është zgjedhja e partnerit për një optimim të kënaqshëm të tatimeve. Mos i besoni asnjë «specialisti», i cili në autorizim të një shoqërie sigurimesh do që t’i shesë vetëm polisat e saj, e nevojave tua u kushton pak vëmendje. Për strategjinë e pikërishme të tatimore nevojitet dije e konsoliduar dhe qasje në të gjitha instrumentet që ofron tregu. Dhe, këto unë mund t’jua sqaroj saktësisht në dobinë tuaj. I gëzohem kontaktimit nga ana juaj, që të mund t’ju këshilloj gjithëpërfshirshëm.

*Autori është specialist për optimimin e tatimeve, Neosana

** Emrat e paraqitur janë të trilluar.

Merrni pjesë në lojën shpërblyese në www.neosana.ch dhe fitoni një iPad Pro 12,9″