Firmat zvicerane shpesh dështojnë në trashëgimin e tyre

Në vitet e ardhshme dhjetëra mijëra firma do t’i trashëgohen gjeneratës tjetër. Në shumë raste dështon rregullimi i kësaj çështjeje. Kështu shumë ndërmarrje janë para fundit të tyre.

Foto: beeboys / Shutterstock.com

Janë 70’000 deri 80’000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme me mbi 400’000 vende pune që duhet t’i kalohen gjeneratës tjetër, e transmeton Tages Anzeiger një studim akoma të papublikuar të Credite Suisse. Në shumë raste kjo nuk ec mbarë dhe rrezikon ekzistencën e mijëra prej tyre. Realisht, 20 për qind të firmave në Zvicër po planifikojnë trashëgimin e tyre brenda pesë viteve të ardhshme, thotë studimi i bankës për të cilin ajo ka intervistuar 1’300 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Dhe, këto firma angazhojnë 10 për qind të të gjithë të punësuarve në Zvicër.

Një trashëgimi e dështuar apo e pakënaqshme nuk e penalizon vetëm ndërmarrjen dhe punëtorët e saj, por edhe partnerët, thotë studimi. Kështu rreth çereku i ndërmarrjeve të intervistuara ka bërë shpesh përvoja të këqija me trashëgimtarë të ndërmarrjeve partnere dhe kliente.

Në shumë raste trashëgimi shkon keq. Sipas një studimi të para disa viteve të UE-së, në 30 për qind të raste nuk vjen te një trashëgimtar. Atëherë ose dorëzohet ndërmarrja ose ajo likuidohet. Dhe kjo vlenë edhe për Zvicrën. Sipas kësaj, 30 për qind e 70’000 deri 80’000 firmave, të cilat në pesë vitet e ardhshme qëndrojnë në prag të ndërrimit të gjeneratave, do ta ndërpresin aktivitetin e tyre. Të prekura janë sidomos ndërmarrjet e vogla me një bartës. Në këto raste nuk ka një substancë apo model afarist për t’i shitur me sukses.

Tema e trashëgimisë po bëhet aq më urgjente me mplakjen e popullatës. Më tepër se 50 për qind e drejtorëve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sipas studimit të Credit Suisse, janë ndërmjet 55 dhe 65 vjeç. Në të gjithë Zvicrën sot ka rreth 500’000 veta në moshë 60 deri 65 vjeç të cilët janë në prag të pensionimit. Më 2010 do të ketë 50 për qind më shumë njerëz të kësaj gjenerate – 750’000. Sipas studimit, kalimi i moshës i kësaj gjenerate në 15 vitet e ardhshme do të çojë në akoma më shumë trashëgimi të ndërmarrjeve. Dhe duke qenë se grupmosha e gjeneratës që pason po rritet me ngadalë, në 15 vitet e ardhshme mund të sjellë në një mungesë të trashëgimtarëve. Një strategji për ta mbushur këtë zbrazëtirë – sipas studimit – paraqet konsiderimi i grave. Momentalisht vetëm 10 për qind e shefave të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë gra. Në borde dhe drejtori përqindja e tyre shkon në 20.

Përndryshe trashëgimia e firmave nuk është diçka që bëhet sot për nesër. Procesi i tranzicionit zgjat mesatarisht katër vite. Shpeshherë janë emocionet ato të cilat e zvarrisin bartjen e një firme. Ndërkohë, mbi 25 për qind e firmave të intervistuara për studimin e apostrofuar kanë deklaruar se së paku kanë filluar të mendojnë për trashëgimin e tyre. ks