Firmat zvicerane fshijnë vende pune

Tages Anzeiger flet për turbulenca në tregun e punës. Është forcimi i frangut që i detyron firmat për masa drastike.

Ndërsa në qershor papunësia në Zvicër kishe rënë në 3,1 për qind, në vjeshtë priten turbulenca të pakëndshme. 82 për qind e firmave zvicerane planifikojnë rritje të orarit të punës për të njëjtë rrogë ose shkurtim minimal të pagave. Në fakt, gjysma e ndërmarrjeve parashihet të marrin masa ende më radikale: Po planifikohen shkurtime të vendeve të punës. Kjo del nga një studim i ndërmarrjes konsulente «Deloitte», e cila ka intervistuar 111 drejtorë ndëmarrjesh. Një studim i Bankës Kombëtare të Zvicrës i konfirmon këto parashikime: dy të tretat e ndërmarrjeve kanë planifikuar ndryshime në personel, deri te transferimi i firmës jashtë vendit. Kjo vjen si produkt i forcimit të frangut. Vetëm me fshirjen e vendeve të punës mund të amortizohen disavantazhet që sjell konkurrenca si pasojë e kursit.

Një kësi pasigurie në tregun zviceran të punës nuk është parë prej katër vitesh, thekson raporti. Atëherë Banka Nacionale kishte reaguar duke e përfshirë kursin minimal të euros, të cilin e hoqi përsëri para një gjysmë viti. Sipas Credit Suisse shanset për eksport të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kanë rënë në minimum. Edhe numri i vendeve të hapura të punës viteve të fundit ka rënë në gjysmë. Qendra për Studime Konjunkturale e ETH-së për në fund të 2015-tës parasheh një papunësi prej 4 për qind në Zvicër. Në spektrin e industrisë së maqinesrisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme priten të shlyhen 3’000 vende pune. ks