Firmat zvicerane e përkrahin Donald Trumpin

Të punësuarit në firmat zvicerane në SHBA më së shumti dhurojnë për republikanët. Pavarësisht asaj se kandidati i tyre është i kontestuar në rrethet ekonomike.

Foto: Joseph Sohm / Shutterstock.com

Donacione direkte për partitë nga ndërmarrjet në SHBA janë të ndaluara. Por, shumë koncerne kanë të ashtuquajtur Komitete të Veprimit Politik (PAC), të cilët mbledhin donacione nga të punësuarit. Dhe, të punësuarit e koncerneve të mëdha zvicerane në SHBA deri më tani kanë dhuruar më shumë për kandidatët republikanë, sesa për demokratët. Kjo del nga një vështrim i organizatës joqeveritare Center for Responsive Politics, transmeton NZZ am Sonntag.

Të punësuarit e UBS-it, përmes Komitetit të tyre deri më tani kanë dhuruar rreth 1 milion dollarë. Nga kjo shumë, 591’750 dollarë kanë shkuar për republikanët, kurse 388’500 për demokratët. Mirëpo, sipas një zëdhënësi të bankës, ky është vetëm një bilanc i ndërmjemë. Në fund, në dobi të një raporti të mirë në shtëpinë e reprezentantëve dhe në senat për kandidatët e të dy partive që angazhohen për vende në parlament, do të ketë njëlloj donacione.

Megjithatë favorizimi i republikanëve është një gjë që shihet edhe në shumë koncerne të tjera zvicerane. Të punësuarit e bankës tjetër të njohur Credit Suisse, të koncernit të cementit LafargeHolcim, sigurimi Zurich, Swiss Re si dhe koncernet e farmaceutikës Novartis e Genentech, një simotër amerikane e Roche-së e, kryesisht e përkrahin Donald Trampin.

Ky model donacionesh habit për faktin që kandidati republikan për president Dnald Trump është shumë i kontestuar. Ai, për shembull, kërkon daljen nga WTO-ja. Para ca ditësh erdhi propozimi për instalimin e sërishëm të sistemit e ashtuquajtur të «bankave të ndara», heqja e të cilit më 1999 e kishte mundësuar lindjen e sotme të bankave të mëdha. Një riinstalim i këtij sistemi do të thoshte një karshillëk për Wall Street-in. Nga kjo do të prekeshin edhe UBS dhe Credit Suisse. ks