Firma zvicerane që bashkëpunoi me shërbimet e huaja sekrete

Crypto AG quhet ajo dhe shet aparatura shifrimi në mbi 100 shtete. Së fundmi dalin dokumente që fimrën e përziejnë në lidhje me shërbime të huaja të zbulimit. Prej më se një gjysëm shekulli, raporton Tages Anzeiger.

«Në Steinhausen, një komunë me 9’000 banorë në cep të Zugut, vijnë vazhdimisht limuzina të delegacioneve të huaja qeveritare», e fillon raportimin media dhe vazhdon: «Ata shkojnë te rzidenca e Crypto AG, një kompleks i mbuluar me kamera dhe gardhe, ku inxhinierët ndreqin aparatura shifrimi për radiotelegrafi, internet dhe telefon». Firma furnizon 130 vende me aparatura supermoderne për kodim. Një biznes delikat që kërkon besueshmëri dhe pavarësi, «por mu këtu e ka problemin firma», konstaton media. Prej viteve të ’80-ta mediat flasin për bashkëpunimin e firmës me shërbimet sekrete gjermane dhe amerikane. Ish punëtorë të ndërmarrjes kanë deklaruar se spiunët kanë porositur që maqinave të shifrimit t’u montohet edhe një «shteg», me qëllim që këto shërbime të mund ta përgjojnë komunikimin e klientëve të firmës, si Iraku dhe Irani. Ndërmarrja këtë e ka demantuar, por kurrë në mënyrë bindëse, thotë media.

Së fundmi BBC ka zbuluar një dokument prej 23 faqesh të shërbimit amerikan të zbulimit NSA nga viti 1955. Dokumenti kishte qenë për 60 vjet i kualifikuar si «top secret»; bashkë me disa materiae të tjera, ai tani është deklasifikuar dhe jep informacion për marrëdhënien midis firmës zvicerane dhe zbulimit amerikan. Dokumneti është hartuar nga një kriptograf dhe asistent i drejtorit të NSA-së, i cili në vitin 1955 themeluesin e Crypto AG-së, suedezin Boris Hagelin e ka vizituar në Zug. Ata ishin njohur në SHBA kur Hagelin e kishte furnizuar ushtrinë amerikane me aparatura shifrimi. Ai qysh në vitet e 20-ta në Suedi kishte filluar me zhvillimin e një varianti të aleatëve të shifrimit kundrejt legjendares gjermane Enigma. Pas lufte Suedia e kishte ndaluar ekportin e kësaj teknologjie dhe Hagelin ishte vendosur në Zvicër.

Nga dokumenti ka dalë që shoku i zbulimit amerikan, Hagelinit i kishte ofruar një propozim edhe të shërbimit anglez që t’u deklaronte atyre sa maqina, nga cili model dhe cilave shtete ua ka shitur. Dhe ai kishte bërë një raport të saktë për këtë: Iraku 50 maqina, Siria gjithashtu 50 nga një model më i vjetëruar… Në dokument nuk flitet për atë «shtegun» në maqina, përmes të cilit NSA-ja do të mund ta kapte komunikimin e klientëve. Por Hagelin i ka ndihmuar ata me rekomandime indirekte. Ai propozon vet që «disa klientë» të furnizohen me maqina të modeleve më të vjetra, të cilat sipas tij do të ishte më kollaj të zbërthehen. Hagelin ia ka rrëfyer mikut të tij amerikan edhe finesat teknike të maqinave të tij – «informacione të vyera për hulumtuesit e kodeve të NSA-së», raporton media. Si kundërshpërmblim agjencioni amerikan e punëson küshërirën e gruas së Hagelinit dhe intervenon në marinën amerikane për dhëndrrin e tij. Nuk dihet nëse këtu kanë rrjedhur edhe para, thotë media, sepse disa pasazhe të raportit megjithatë janë nxirë. Nuk dihet as për sa kohë ka zgjtur marrëveshja midis këtyre të dyve.

Boris Hagelin ka vdekur në vitin 1983, paraprakisht ai i kishte shitur aksionet e Crypto AG-së. «Pronarët e rinj nuk dihen zyrtarisht», shkruan media. Gjurmët atë e çojnë në Gjermani, ku për një kohë si udhëheqës të saj dalin menaxherë të ndryshëm të firmës Siemens. «Der Spiegel» kishte raportuar në vitin 1996, përsëri duke iu referuar një ish zhvilluesi të firmës, se maqinat e Crypto AG-së ishin «manipuluar» me intervenimet e zbulimit gjerman BND dhe NSA-së amerikane deri vonë në vitet e 80-ta. Një agjenti i firmës më 1992 ishte burgosur në Iran. Ai lirohet përmes një kaucioni milionësh dhe e humbet vendin e punës te firma zvicerane. Edhe agjenti kishte deklarauar se me maqinat diçka nuk është në rregull; për çka u padit, por procesi ku do të duhej të paraqiteshin disa dëshmitar plasi. Pas një marëveshjeje me firmën, ai heshti. Edhe një hetim i policisë në 1997-tën është pezulluar, raporton TA. Prej kohësh firma është tërhequr nga fokusi i opinionit publik. Para disa ditësh ajo ka refuzuar ta komentojë dokumentin e ri të NSA-së për Tages Anzeiger. ks