Filozofia e dashurisë

Foto: Shutterstock



Përrenjtë përherë lumin takojnë,
Lumenjtë me oqeanin kërleshen,
Erërat e qiellit gjithmon‘ shkaktojn‘
Emocion të rrall‘ kur bashk‘ ndeshen
Asgjë nuk është e vetme në botë
Gjithçka, sipas një ligji të paracaktuar,
Me diçka tjetër bashkohet, jo më kot;
Po ne të dy, përse të vetmuar?

Maja e malit puth qiellin e lartë,
Vala me një tjetër valë ngërthehet;
Asnjë lule s’do ta kish jetën e gjatë
Nëse me pjalmin e tjetrës s’ushqehet
Toka nga dielli rrezet i merr,
Hëna çdo natë detin ledhaton;
Gjithë këto puthje a do t’kishin vlerë
Kur mua, një puthje ti s’më dhuron?

Përktheu: Rudi Bobrati