Fillon procesi për grupin e Kumanovës, ndryshojnë akuzat

Prokuroria ka filluar me marrjen në pyetje të të arrestuarve nga aksioni i Kumanovës, ndërsa tanimë kanë ndryshuar akuzat ndaj tyre. Të paraburgosurit janë ankuar për gjendjen shëndetësore duke kërkuar shyerjen e procesit. Ndërsa mjekët nuk kanë dhënë ende përgjigje zyrtare nëse ata mund të merren në pyetje ose jo.

Nga Arben ZEQIRI

Shkup, 28 korrik

Të martën në Shkup ka filluar marrja në pyetje e kosovarëve të arrestuar në aksionin 9 dhe 10 majit në Kumanovë. Ende pa publikuar argumentet, prokuroria tanimë ka ndryshuar akuzat ndaj tyre, por nuk jepen detaje për to. Siç njoftoi njëra nga avokatet e grupit, prokuroria i ka marrë në pyetje të akuzuait në ambientet e burgut të Shutkës, pasi është vlerësuar si e rrezikshme bartja e tyre në gjykatë ose prokurori. «Prokuroria ende nuk na i ka bërë të njohura provat dhe dëshmitë që i posedon kundër këtyre të akuzuarve, kundër këtyre të dyshuarve për vepra penale», shprehet avokatja Artene Ademi – Iseini dhe vazhdon: «Sot na është bërë e njohur se ka ndryshim të veprave për të cilat ngarkohen ata. Për ne ato janë paushalle gjersa nuk janë prezantuar provat».

Ndërkaq disa nga të paraburgosurit janë ankuar për gjendjen e tyre shëndetësore dhe për këtë shkak kanë kërkuar të shtyhet seance dëgjimore. Avokatja thotë se mjekët ende nuk kanë dhënë përgjigje zyrtare nëse të arrestuarit janë në gjendje për të vazhduar procesin ose jo. «Klientët e mi sot shfrytëzuan njërën prej të drejtave, kërkuan ndërprerjen e seancës derisa nuk konstatohet nëse gjendja e tyre shëndetësore është e përshtatshme dhe a janë të aftë ata për të vazhduar një proces i tillë. Duhet të shqyrtohet gjendja e tyre shëndetësore nga ana e mjekëve e pastaj të vazhdohet me procesin e marrjes në pyetje», pohoi Ademi – Iseini.

Një përgjigje zyrtare ajo nuk ka marrë edhe për dy nga klientët e saj, Sami Ukshini dhe Beg Bajra, të cilët poashtu ishin ankuar për gjendjen shëndetësore. As pë rata nuk ka përgjigje nëse janë në gjendje shëndetësore për të vijuar procesin hetimor. «Për Sami Ukshinin dhe Beg Bajrën kam bërë kërkesë që t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor, për të cilën është i njoftuar edhe ministri i Drejtësisë dhe avokati i Popullit. Janë ndërmarrë disa veprime, ka pasur kontrolle, por nuk ka përgjigje zyrtare për atë se a janë të aftë ata për të vazhduar procesi ndaj tyre», shpjegoi më tutje Artene Ademi – Iseini.

Të martën janë marrë në pyetje vetëm dia nga 30 të arrestuarit në aksionin policor të Kumanovës, ndërsa të tjerët do të merren në pyetje gjatë ditëve në vazhdim.
Në konfliktin e armatosur në Kumanovë mes grupit të armatosur dhe policisë së Maqedonisë, humbën jetën 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. Të arrestuarit tani janë ndarë në tre burgje. Shumica e tyre janë vendosur në qendrën e paraburgimit në Shutkë: Andi (Muhamet) Krasniqi, Demë Shehu dhe Valdet Zekaj në burgun e Prilepit dhe Sami Ukshini, Ardijan Bujari dhe Shevqet Hallaqi në Manastir. 
Avokatët mbrojtës thanë për «dialogplus» se megjithatë ka përparim në shëndetin e të arrestuarve të cilët ishin malltretuar gjatë privimit nga liria.

Siç deklruan kohë më parë vetë avokatët, Beg Bajra dhe Valdet Zeka e kishin përsuar më rëndë, duke marrë lëndime në nofull dhe dhëmbë. Avokatët janë ankuar edhe nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila sipas avokatit Naser Raufi është sjellur me arrogancë dhe nuk ka lejuar kontrolle special të të paraburgosurve. Raufi pati deklaruar për «dialogplus» se edhe familjarët janë malltretuar nga kjo gjykatëse, ajo ua kishte refuzuar atyre kërkesën për vizitë në burg.