Fillon fushata vetëdijësuese kundër kancerit të gjirit

Në kryeqytet ka filluar fushata vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit. Fushata, e cila do të zgjasë gjatë tërë muajit tetor, ka për qëllim që të informoj qytetarët dhe në veçanti gratë për këtë sëmundje dhe mundësitë për parandalimin e saj.




Drejtori i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia, deklaroi se në kuadër të kësaj fushate, janë përzgjedhur rreth 100 gra nga rastet sociale të cilave do t’u ofrohet ekzaminim falas, raporton TV Arta.

Vitia theksoi se nuk është vetëm ekzaminimi që do të ofrojnë, por se sipas tij, me rëndësi është që të arrihet vetëdijesimi tek gratë dhe pjesa tjetër e popullsisë për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Fushata filloi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, për të vazhduar kështu edhe në tri qendra të tjera të kryeqytetit.