Fillimi i vitit të ri akademik bën bashkë Bajramin e Zejnullahun

Fillimi i vitit të ri akademik i ka bërë bashkë ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami dhe Rektorin e Universiteti të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu të cilët vizituan Fakultetin Juridik, prej ku edhe i uruan studentët për këtë nismë të re.




Këtë ditë, ministri Bajrami e cilësoi si të veçantë dhe tha se është vendosur që të punohet më afër me studentët, në mënyrë që të krijohen universitete më të forta. Bajrami theksoi se një universitet i fortë krijon një shtet të fortë.

Ndërsa rektori Zejnullahu para studentëve të rinj të juridikut pohoi se përcaktimi i profesionit është një sfidë, por kur ajo kurorëzohet me rezultate të arritura, atëherë mbetet vetëm t’u urohet studentëve.

As ministri e as rektori Zejnullahu nuk kanë dashur ta komentojnë çështjen e 30 kandidatëve në Fakultetin e Mjekësisë, të cilët kanë protestuar para dyerve të Rektoratit.