FFK-ja pranon se Kosova nuk luajti kundër përfaqësues së Italisë

Pas zbulimit nga redaksia e sportit e KTV-së, se përfaqësuesja e Kosovës në U16 nuk kishte zhvilluar ndeshje kundër asaj të Italisë në Turneun «Coppa della Pace», Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar se kishte zhvilluar ndeshjen me një përmbledhje regjionale të grupmoshës nën 16 vjet.

«Në lidhje me pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Kosovës U-16 në Turneun «Coppa della Pace» në Itali japim këtë sqarim për opinion: Me kohë kemi marrë ftesën dhe kemi bërë përgatitjet për pjesëmarrje e ku ishin të paraparë pjesëmarrja e San Marinos, Kosovës, Italisë dhe Bullgarisë. Mirëpo, në momentet e fundit është anuluar pjesëmarrja e San Marinos, ndaj organizatori në vend të San Marinos mblodhi përfaqësuesen regjionale të Italisë, pasi që ekipi përfaqësues i Italisë U-16 kishte paracaktuar ndeshjen me Bullgarinë”, thuhet në sqarimin e FFK-së.

Lexo edhe: FFK mashtroi, Kosova U16 nuk luajti me Italinë U16

KTV-ja, duke siguruar edhe një përgjigje zyrtare nga ana e Federatës italiane të futbollit, kishte raportuar mbrëmë se «skuadra e involvuar në takim kundër Kosovës në fund të gushtit, nuk ka qenë përfaqësuesja e Italisë nën 16 vjeç, por një përzgjedhje regjionale e kësaj grupmoshe e kryer nga klubi L’Aquila».

Artan Govori, përgjegjës për përfaqësuese U16, edhe pas zbulimit të KTV-së, insistonte se Kosova ka luajtur me Italinë, megjithëse thoshte se bëhej fjalë «për përfaqësuesen B të Italisë».