«The European»: Festë në bunkerë

Shqipëria nuk ofron vetëm plazhe të bukura. Vendi sot është i sigurtë, origjinal dhe plot variacione. Një guidë turistike – politike dhe kulturore – nga Andreas Kern për «The European».

Dy të njohur të autorit kanë dilema për vendin e tyre të pushimit. Njëri druan që në Greqi do të ketë telashe me furnizimin me monedha, tjerti që kishte rezervuar për në Tunizi është gati ta prishë atë. Propozimi befasues i autorit për pushimin e miqve: Shqipëria!

Sipas tij, Shqipëria nuk është vetëm një vend i sigurtë për turistët, por edhe shumë origjinal dhe me variacione të panumërta kulturore dhe të peisazhit. Aty, vazhdon ai, në një sipërfaqe të vogël gjen vise mahnitëse malore, detin, rrënoja kalashë, qytete historike, hapësiara të virgjëra natyrore dhe mbetje të një komunizmi paranoik. Por, paralajmëron ai, kush ka ndërmend ta përshkojë Shqipërinë me veturë duhet të bëhet gati për rrugë që nuk përqasen me standardin e Europës qendrore.

«Nga galeria komuniste te ‹shtëpia e të varfërve të Europës›»

Nami i keq Shqipërisë ndoshta i vjen nga historitë e Karl May-t për «Vendin e ‹Skipetar›-ëve», siç e ka quajtur ai atë dhe njerëzit e saj. Apo ndoshta opinionit i kujtohet Shqipëria e viteve para 90-tës, një galeri e pashembullt në Europë. «Vendi ishte një kënd i errët i komunizmit, nga i cili nuk mund të dilte askush dhe në të cilin s’donte të hynte asnjë», thekson Kern. Ai i futet paksa historisë së re të Shqipërisë. Diktatori shqiptar Enver Hoxha e kishte prishur miqësinë me Bashkimin Sovjetik dhe pastaj edhe atë me Kinën për shkak se i kishin luajtur nga fjala. I izoluar si Korea e Veriut, Stalini shqiptar ia kishte mësyer rrugës për ndërtimin e një shoqërie pa klasa. Dhe rezultati kishte qenë rënia totale e vendit, i cili për gjatë kohë është quajtur «shtëpia e të varfërve të Europës».

Enver Hoxha, vazhdon raportimin autori, ka ndjekur linjën e tij të veçantë kulturore. Ai e kishte shpallur Shqipërinë si vendin e parë ateist në botë. Xhamitë dhe kishat ishin transformuar në palestra sporti ose magazina. Njerëzve iu diktua një pamje unike për sa i përket paraqitjes. Burrat duhej t’imbanin flokët e skurtëra dhe për t’u veshur kishte vetëm prodhime të dobëta shqiptare.

Kern e kujton historinë e futbollistëve gjermanë, kur me hyrjen në Shqipëri për lojërat e Kupës Europiane të Futbollit duhej të qetheshin, ndërsa revistat për burra që kishin me vete, doganierët ua gjuajtën në kosh.

«Çmenduria kumuniste – një kohë e kaluar»

«Shqipëria moderne nuk ka më asgjë të përbashkët me këtë që u tha», e fillon kapitullin tjetër të rrëfimit të tij për Shqipërinë Andreas Kern. Vendi tani është plot ngjyra, i hareshëm «dhe nganjëherë kaotik në kuptimin e mirë të fjalës», rendit ai. Në krahasim me kohën e komunizmit, lista e gjërave në restorane dhe kafene tani është e llojllojshme dhe e mirë. Njeriu befasohet vazhdimisht nga cilësia e gatimit dhe ajo e espresos. «Edhe në tavernat e fshatrave të largëta kafeja është më e mirië se në disa ‹Coffeshp›-e gjermane», i vë kapak autori. Qingji në grill, peshku ose jogurti me mjalt e prishin çdo dijetë!

Në çdo kilometër të kaluar e sheh që çmenduria komuniste është një kohë e shkuar: «tempo passato». Shqipëria, informon autori, nga viti i kaluar është vend kandidat për në EU. Dhe në vend të statujave të Enver Hoxhës, tani sheh gjithandej publicitet perëndimor dhe monumente të «shenjtores kombëtare, Nënë Tereza».

Si askund tjetër në botë, autorit i bien në sy rrugët me emrin George W. Bush, sepse ai është i vetmi president amerikan që ka vizituar «Skipetar»-ët. Atë e befason edhe pagëzimi i një rruge të kryeqytetit me emrin e Hans Joseph Strauß-it, i cili është bërë i njohur në Shqipëri me vizitën e tij në kohën e luftës së ftohtë. Askund nuk sheh rrugë me emrin Marx ose Lenin. Ai konstaton: Kushdo që e ka konsumuar socializmin në periudhën e lulëzimit të tij, duket t’i ketë ardhur te hunda. Autorit i bën përshtypje që kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama – një piktor – e thekson faktin që në Shqipëri nuk ka sindikata, të cilat – sipas kryeministrit – i mbrojnë interesat e të privilegjuarve dhe jo ato të të dobtëve të shoqërisë.

«Shqiptarët vdesin pas veturave gjermane»

Shqiptarët çmenden pas Perëndimit dhe sidomos pas Gjermanisë dhe Mercedes-it. Është konstatimi i radhës i Andreas Kern. Ai ka dëgjuar që Shqipëria ka dendësinë më të lartë të Mercedes-ëve në botë. «Kryesiht prodhime të forta që shkonë me pistat e mbushura me gropa, të cilat ‹Skipetar›-ët i quajnë rrugë», e kaplon paksa ironia publicistin.

Atij nuk ka se si të mos i bien në sy ndërtimet, të cilat në Tiranë i kalojnë për nga lartësia kullat e kishave dhe minaretë. Në vizitën e tij në 2012-tën në Shqipëri, universitetet private kishin qenë ndërtimet më të shkëlqyera. Dhe bisnezi me arsimin i duket i levërdishëm. Rinia shqiptare shtyhet për dije, e cila duhet t’i shërbejë në Perëndim. Sepse pavarësisht një gare të admirueshme ekonomike që nga mesi i të 90-tave, pagat në Shqipëri janë të ulëta. Gidi i tij fitonte më shumë me turizmin se sa si docent në Universitetin e Tiranës, ku rroga nuk i kalonte 250 eurot.

Fatkeqësia e ish docentit i vjen e mirëserdhur turistit, sepse ai di t’i sqarojë në detaje qytetet, doket mesjetare dhe absurditetin e kohës së gurit të komunizmit – bunkerët e betontë që lideri paranoik komunist ndërtoi në të gjitë vendin. Ai trasmeton vlerësimin se numri i tyre shkon nga 250’000 deri 700’000. Disa prej tyre sot shërbejnë si imbise, si diskoteka, ndërsa disa u janë shitur për para të majme koleksionistëve të pasur amerikanë dhe japonezë.

«Sa më shumë festa, aq më mirë»

Për sa i përket mentalitetit të shqiptarëve, Kern ua njeh njëlloj pragmatizmi. Ai sjell një anegdotë, si shqiptarët i kanë dashur martesat e përziera në kohën e osmanëve, sepse kështu rritet edhe numri i festave. «Një qasje që botën do ta bënte më paqësore dhe në një farë mënyrë bie ndesh me interpretimin dogmatik të socializmit nga Enver Hoxha», vlerëson autori. Megjithatë, sipas tij, shqiptarët sillen në mënyrë pragmatike me dy trashëgimi të Enver Hoxhës: Shtëpia e lindjes së tij në Gjirokastrën e mbrojtur si trashëgimi kulturore botërore nga UNESCO është bërë muze, ndërsa shtëpia e tij e banimit në lagjen bllok të Tiranës – institut gjuhësh. Rreth e përqark saj tani janë hapur bare shike. Kurse aty ku njëherë banonin funksionarët e kuq, tani sillen vërdallë të rinjtë e dhënë pas jetës së lehtë – «Jeunesse dorée»-ja e kryeqytetit.

Por, pragmatizmi i shqiptarëve ka edhe anët e tij negative, vëren autori. Si puna e ndërtimeve të papërmbajtura në plazhet e bukura të Sarandës. Një këshillë nga autori gjerman: «Një zbatim më i rreptë i të drejtës për ndërtim do t’i bënte me siguri mirë zhvillimit turistik të Shqipërisë». Jo larg Sarandës ndjell siujdhesa e i Ksamilit me, për autorin, plazhin më të bukur të Shqipërisë… «Këtu Ballkani gjindet disi në Karibik», i bie ai shkurt. Autori nuk lë pa admiruar Butrintin. Atij i ngel peng që nuk i viziton ose nuk i shijon sa duhet të gjitha vendet e bukura shqiptare, por këtë e sheh edhe si një arsye për t’iu këthyer Shqipërisë përsëri dhe për të parë se sa ka avansuar ajo në rrugën drej Europës dhe në ndarjen me trashëgiminë komuniste, korrupsionin dhe me bandat kriminale.

Për të gjithë ata që nuk kanë qenë ndonjëherë në Shqipëri, autori ka një porosi: «Sa më parë që shkoni atje, aq më mirë». Ndërsa vendi po zvillohet drejt Europës, për turistët zhduken disa atraksione origjinale nga e kaluara.

Në fund të artikullit, Andreas Kern bën një deklarim solemn: «Këtë kolumnë nuk e ka sponsorizuar Unioni Shqiptar i Komunikimit nga Larg, as nuk kam marrëdhënie biznesore me këtë vend. Qëllimi im (gati) i vetëm është t’i flak paragjykimet për Shqipërinë, e cila nga këndvështrimi turistik ende ka një nam të keq». ks

Foto: Nagip ISMAILI - NAGI