Ferizajasit shënuan 17-vjetorin – Ditën e Çlirimit

Autoritetet komunale të Ferizajt, shoqatat e dala nga lufta, nxënës e qytetarë kanë shënuar 17- vjetorin, ditën e çlirimit.

Në një akademi solemne kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se kjo ditë është ndër festat më të mëdha të Ferizajt e të Kosovës, shkruan sot «Koha Ditore».

Ai ka thënë se 17 vjet më parë, iu dha grushti i fundit një epoke vuajtjesh, një epoke të mizorive të panumërta që ishin ushtruar me dekada e shekuj mbi popullin tonë.