Ferizaj vazhdon të jetë në terr




Qendra e qytetit në Ferizaj vazhdon të jetë në terr, e rrugët e saj qendrore të ndriçohen vetëm nga reklamat e bizneseve apo semaforët.

 

Portali Koha.net mbrëmë ka raportuar se si borxhi i Komunës ndaj KEDS-it, ka lënë në terr rrugët, teksa autoritetet komunale nuk kanë bërë asnjë veprim për ta rikthyer ndriçimin publik.

Në adresë të portalit edhe sot kanë ardhur disa fotografi nga lexuesit në Ferizaj, për të dëshmuar se gjendja e njëjtë vazhdon edhe sonte.