Ferizaj s’po i vë në funksion dy shkollat që i ndërtoi tash katër vjet

Tash e 4 vjet, Komuna e Ferizajt ka ndërtuar dy objekte shkolla, një në fshatin Lloshkobare dhe tjetrën në fshatin Papaz.




Për ndërtimin e tyre janë investuar rreth 600 mijë euro, por, ato ende nuk shfrytëzohen. Asokohe në pushtet ishte PDK-ja, raporton KTV. Zyrtarët e këtij subjekti politik thonë se investimet për ndërtimin e këtyre shkollave, janë bërë me kërkesë të banorëve.

Mirëpo, sipas zyrtarëve komunal, qeverisja e kaluar nuk e ka verifikuar nevojën për shkollë, e tash ata po mundohen të gjejnë një zgjidhje për këtë.

Për banorët e këtyre fshatrave, investimet në objekte shkollore kanë qenë me vend.

Përfaqësuesi i fshatit Lloshkobare, Blerim Maksuti, thotë të mos i dijë arsyet se përse komuna nuk e vë në funksion shkollën e re të fshatit.

Sipas Maksutit, kryetari Muharrem Sfarqa, gjatë fushatës kishte premtuar që kjo shkollë do të lëshohet në shtatorin e vitit të kaluar.

E deri sa të gjendet një zgjidhje, fëmijët e këtyre dy fshatrave vazhdojnë të ecin me kilometra për t’i ndjekur mësimet.