Ferizaj në prag të zgjedhjeve të parakohshme

Ferizaj, 9 tetor - Forumi Politik i të Rinjve në Ferizaj vlerëson si të tensionuar komunikimin politik në mes politikbërësve lokalë në Ferizaj. Kjo për shkakun e lëkundjes së marrëdhënieve politike të vendosura në mes forcave politike pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013.




Këto raporte kanë pësuar ndryshime të jashtëzakonshme duke derivuar tërheqjen e njërit nga partnerët e koalicionit dhe përplasjet e vazhdueshme në mes partnerëve të mbetur të koalicionit me përfaqësuesit e subjektit politik, qeverisës në Ferizaj.

Mungesa e unifikimit në qëndrime në mes kreut udhëheqës së Komunës së Ferizajt flet mjaft për tensionin dhe përçarjen e brendshme në koalicionin qeverisës. Shto kësaj rritja e pakënaqësisë qytetare për mënyrën e qeverisjes së pushtetit aktual është në nivelin më të madh të mundshëm, gjë që faktohet edhe me analizat e anketimet e realizuara nga organizata dhe grupe të ndryshme jashtë qeveritare.

Ky koalicion qeverisës i arritur me marrëveshjen e disa subjekteve politike (shumica e subjekteve politike në nivel lokal) gjatë zgjedhjeve lokale 2013, ka marrë barrën e qeverisjes me një numër të jashtëzakonshëm premtimesh, madje disa nga ato premtime janë thjesht të parealizueshme, kur kihet parasysh buxheti dhe aftësia financiare e Komunës së Ferizajt (siç është projekti për të ashtuquajturin “futjen e trenit në kafaz”) Përfundimisht, FOPOR vlerëson se më vazhdimin e një klime të tillë politike në Ferizaj, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme madje të afërta.

Kujtojmë se në komunën e Ferizajt, në bazë të marrëveshjes për koalicion qeverisës, qeverisin këto forca politike , LDK-AAK-Nisma Qytetare për Ferizaj,si partner kryesor qeverisës e që përjashtuar të parën, përfaqësuesit e dy forcave të tjera politike tashmë haptazi kanë qëndrime të kundërta me disa nga veprimet e referuar sa më sipër, vlen të përmendim shkurtimisht këto faktorë që determinojnë këtë situatë politike:

1. Përçarja e brendshme dhe tensioni i krijuar në mes partnerëve të koalicionit që ka derivuar tërheqjen e njërit prej partnerëve;

2. Mungesa e unifikimit në vendimmarrjen e partnerëve qeverisës;

3. Mosmbajtja e një numri të madh premtimesh elektorale të propozuara në fushatën e zgjedhjeve

4. Akuzat e shpeshta për shkeljet ligjore dhe kurdisjen e punësimeve në administratën lokale;

5. Pakënaqësia qytetare me mënyrën e qeverisjes aktuale e vlerësuar sipas pjesëmarrjen së tyre në

FOPOR konsideron se duke marrë parasysh këto rrethana, Ferizaj shumë shpejt mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Spektri politik në Ferizaj, ka për detyrë që të unifikohet në qëndrime që kanë të bëjnë më të ardhmen dhe projektet madhore në komunën tonë, si dhe të ofrojnë alternativë qeverisëse në nivel lokal.