Fëmijët që nuk lëvizin, rriten më pak

Kush lëviz pak në fëmijëri, nuk e shfrytëzon të gjithë potencialin që ka për t’u rritur - thonë shkencëtarët në Zvicër.

Foto: ISchmidt / Shutterstock.com



Fëmijët që lëvizin pak, më vonë kanë një lartësi më të vogël të shtatit. Kështu i transmeton «20 minuten» shkencëtarët e Qendrës Pediatrike Endokrinologjike të Cyrihut, e cila e ka hulumtuar ndikimin që kanë lëvizjet në trupin e fëmijëve dhe nxënësve.

Në kuadër të studimit, 99 fëmijë nga klasa e pestë deri më të nëntën nga Cyrihu është dashur të banin një të ashtuquajtur acelerometer (sensor që mat shpejtësinë, ngutjen). Ky rryp matës i ka regjistruar lëvizjet e nxënësve për një interval kohor prej një jave. Përmes kësaj, studjuesit mundën të krijonin një profil për secilin nxënës dhe e kanë krahasuar këtë me lartësinë e trupit të fëmijëve. Në analizë është konsideruar edhe lartësia e prindërve.

Dhe rezultati: Sa më shpesh që lëviz një fëmijë, aq më i madh rritet ai. Nga angazhimi fizik eshtrat e fëmijëve nxiten të rriten. Efekti kap milimetra, por ai bëhet aq më i qartë, sa më tpër që fëmijët lëvizin.

Fëmijët sot që në çerdhe mësohen të rrinë ulur. Dhe kjo mungesë lëvizjeje sipas një mjeku të fëmijëve është një dramë. Çështja që shtrohet është ajo se sa sport duhet të bëjnë njeriu. Përgjigja është: Sa më shumë, aq më mirë. ks