Fëmijët e trashëgojnë intelegjencën nga nëna

Një studim i Repartit për hulumtime mjekësore, veprimtari shoqërore e shëndetësore në Glasgow, ka ardhur në përfundim se fëmijët «kanë tendencë që me intelegjencë të jenë të ngjashëm me nënat».




Ekziston një arsye shkencore pse fëmijët e trashëgojnë intelegjencën nga nënat e tyre. Prindërit e kanë zakon të bëjnë shaka duke pretenduar se të gjitha aspektete pozitive të fëmijëve vijnë mu nga ata, pavarësisht nëse flitet për mençurinë,  pamjen, shkathtësitë sportive apo ato artistike.

Por, ekziston në të vërtetë një arsye, shkaku i së cilës fëmijët trashëgojnë intelegjencën nga nënat. Studimet tregojnë se kromozomi X është përgjegjës për ‘transferimin’ e intelegjencës. Gratë kanë dy kromozome XX, teksa burrat vetëm një XY, ndaj fëmijët e trashëgojnë intelegjencën nga nënat.

Janë bërë disa studime, të cilat janë përpjekur ndër vite të hedhin dritë në këtë teori. Një studim i Repartit për hulumtime mjekësore, veprimtari shoqërore e shnëdetësore në Glasgow, ka ardhur në përfundim se «fëmijët kanë tendencë që me intelegjencë të jenë të ngjashëm me nënat». Hulumtuesit kanë intervistuar fëmijët e secilës nënë të moshës 14 -22 vjeçe, duke marrë parasysh fakte të ndryshme krahas arsimimit dhe statusit shoqëror e ekonomike. Ata zbuluan se treguesi më i mirë i intelegjencës janë nënat e tyre. IQ-të e njerëzve të rinj me moshë ishin për 15 pikë të ndryshme prej IQ-vë të nënave.

Megjithatë, jo të gjithë shkencëtarët pajtoihen me parimin  themelor të kromozomit X. Shkencëtarë të tjerë pretendojnë se gjenetika  nuk është faktor i vetëm, në përcaktimin e intelegjencës së fëmijës. Sipas «Prema Psychology Spot», vlerësohet se 40-60 për qind e intelegjencës është e traëshëguar, teksa pjesa tjetër vjen nga mjedisi në të cilin jetojmë. Kësisoj nënat dhe baballarët mund të luajnë rol me rëndësi në zhvillimin emocional dhe intelektual, duke ndërtuar vetëbesimin e fëmijës, si dhe nëpërmjet lojës t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre. (dp/metro-portal.hr)