Fëmijët e padëgjueshëm janë më të sukseshëm në profesion

Fëmijët që e shpërfillin autoritetin dhe iu shmangen rregullave, me këtë krijojnë një bazë për suksesin e më vonshëm në punë.

Një studim gjerman i cili hulumton ndikimin e sjelljes së 12-vjeçarëve në suksesin profesional dhe në rrogë 40 vjet më vonë, ofron një ngushëllim për prindërit e merakosur. Thyerja e rregullave, shpërfillja e autoritetit prindëror dhe konsiderimi i të rriturve si intoleratë kanë rezultuar si faktorë të cilët te personat e shqyrtuar kanë çuar në rrogat më të mëdha në moshë të rritur.

Studimi ka shqyrtuar 745 jetëshkrime, të cilët tregojnë që suksesi i mëvonshëm në punë është i lidhur ngushtë me mirëqenien familjare dhe koeficientin e inteligjencës. Shkencëtarët kanë studiuar edhe aspekte të sjelljes si vëmendja, vetëdija për përgjegjësinë, ndjenja e vlerës së ulët, padurimi, pesimizmi, rënia ndesh me rregullat dhe shpërfillja e autoritetit – transmeton «20 Minuten».

Rezultate të njëjta kishte dhënë edhe një studim i ngjashëm nga një grup tjetër shkencëtarësh. Aty ishin studiuar 1’000 fëmijë në një qytet suedez, të cilët ishin përcjellur për 40 vjet. Rezultati: Një sjellje rebeluese kundër normave të pranueshme shoqërore në rini dhe një vënie e hershme në pyetje e kufinjëve nuk shpie domosdoshmërish në karriera kriminele, por mund të jetë baza e një shpirti shoqërisht të pranueshëm dhe ndërmarrësi. Pëlqimi i nonkonformizmit është gruthemeli i rrugëtimeve të pazakonta dhe të rrezikshme, të cilave iu mësyejnë themeluesit e ndërmarrjeve për të qenë të suksesshëm. ks