Fëmijët dhe birra

Testet në Cyrih tregojnë se minorenët mbërrijnë shumë shprej te birra… Sidomos nëpër festa.

140 blerje testuese të birrës janë realizuar në vitin 2014 nga persona 14 deri 17-vjeçarë. Vetëm në 40 për qind të rasteve shitësit i kanë shërbyer ata me produktin alkoholik pa kërkuar një dokument identifikimi për të sqaruar moshën e tyre. Sipas Policisë së Qytetit, e cila i ka porositur këto prova, në vitin 2013 kjo shifër ka qenë më e vogël: 35 për qind, raporton Tages Anzeiger.

Puna ndryshon për të mirë në blerjet testuese të duhanit: vetëm në 20 për qind të rasteve minorenët testues janë shërbyer pa provuar moshën e tyre. Në 2013 kjo përqindje ka qenë ende më e vogël: 13.

Posaçërisht është testuar nga policia situata nëpër festa. Posaçërisht viteve të kaluara aty është rënë ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e të Rinjëve. Në më shumë se 40 për qind të rasteve nuk është sqaruar mosha e blerësit.

Dështimi në çështjen e shitjes së produkteve të ndaluara për minorenë ka konseguenca për shitësin. Për shkelje të ligjit ata paditen në Entin e Gjykatësve të Qytetit. Në rast vërtetimi të shkeljes, tregtarëve u pezullohet për një kohë shitja ose edhe u tërhiqet patenta.

Policia në bashkëpunim me Kryqin e Kaltër dhe Zyrën e Parandalimit të Varshmërisë do të vazhdojë me blerjet testuese. Përvoja ka dëshmuar që ky është një mekanizëm i sukseshmëm për mbrojtjen e konsumatorëve të rinj, thuhet në komunikatën e policisë. Kjo e rrit ndjeshmërinë e popullsisë dhe dyqaneve për çështje të mbrojtjes së të rinjëve. / ks

Foto ballinë: K. ShabaniTestet në Cyrih tregojnë se minorenët mbërrijnë shumë shprej te birra… Sidomos nëpër festa.

Foto ballinë: K. Shabani