Federata mohon aksidentin e autobusit të Kuqezinjve

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se autobusi i Kombëtares Kuqezi nuk ka bërë aksident.

FSHF thotë se autobusi i ekipit kombëtar, i cili shkonte sot për stërvitjen e planifikuar në Kopenhagë, është bllokuar në trafik, për shkak të një aksidenti që kishte ndodhur në qendër të qytetit.

«Për ketë arsye, lojtarët dhe stafi kanë arritur në qendrën stërvitore duke përdorur taksi, për të evituar këtë anomali të krijuar, nga pështjellimi i trafikut», thuhet në njoftimin për media të FSHF-së.