Thursday, 21. February 2019

Featured

Rasti i Drenasit: hienat i vërsulen një viktime

Vajza nga Drenasi është viktimë. Atë viktimë e kanë keqpërdorur burrat e pandershëm, të padinjitetshëm dhe të pafytyrë. Ata duhet të marrin dënimin e merituar, ndërsa vajza duhet të gëzojë mbrojtje dhe kujdes institucional dhe jo të njolloset me etiketa vulgare. Veprimet e deritanishme të policisë lidhur me këtë rast janë skandaloze. Mënyra se si do të sillen autoritetet kosovare ndaj viktimës dhe të dyshuarve për krimin ndaj vajzës nga Drenasi, si do të sillet politika, shoqëria, mediat do të ketë pasoja afatgjata për qasjen ndaj viktimave.

Dashnorët e mërzitshëm dhe të rrejshëm të Amerikës

Në Prishtinë dhe në Tiranë ka shpërthyer një dashuri e paparë ndaj Amerikës. 24 orë pandërprerë sundimtarë, bajraktarë e opozitarë tregojnë sa shumë e duan Amerikën. Cilën Amerikë e duan këta? Natyrisht jo atë Amerikë të sundimit të ligjit, por të xhunglës.

Thaçi dhe Vuçiq në München: si dy nxënës që kacafyten në oborr të shkollës

Gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» shkruan se presidenti i Kosovës në Konferencën e Sigurisë në München u përgjigj «ngathët». Kryetarit serb jo vetëm që iu dha dukshëm më shumë kohë për t'u përgjigjur, por shefi i Konferencës Wolf­gang Ischin­ger atij ia dha fjalën edhe në fillim, edhe në fund. Në München presidenti Hashim Thaçi nga organizatorët u prezantua si presidenti Republikës së Kosovës me fusnotë. As Thaçi, as Vuçiq nuk e përmenden shkëmbimin e territoreve - dhe kjo ra në sy në München.

U shua albanologu më i madh amerikan Eric Pratt Hamp

Në kujtim të veprës së albanologut Eric Pratt Hamp. Gjuhëtar me renome ndërkom­bë­tare, studiues nga më të shquarit në fushën e gjuhësisë krahasimtare-historike, indo­europeist, ballkanolog, keltolog, ro­manist-rumanist, armenist, sllavist, gjithsesi albanolog me kontakte shu­më të hershme me botën shqiptare në Kosovë, në Malin e Zi, në Maqedoni, me botën arbëreshe në Itali dhe me botën arbërore në Greqi, me studiuesit dhe intelektualët e shquar në diasporë, pas vi­teve ’90 dhe në Shqipëri, me lidhje të forta të miqësisë intelektuale gjithandej nëpër Ballkan e në botë.

Zoti Ganz dhe buzëqeshja e tij

Bruno Ganz e luajti rolin e Hitlerit me përsosmëri të frikshme. Në jetën e përditshme ishte njeri shumë i përzemërt – sidomos kur e takoje në tren buzë Liqenit të Zürichut. Në njërin nga gishtat e tij ai e bartte unazën e Ifflandit, e cila dikur i ishte vendosur mbi arkivol një gjeniu tjetër të aktrimit: Aleksandër Moisiut.

Historia e Goli otokut, kampit jugosllav të përqendrimit: këtë libër duhet ta lexoni!

«Historia e Goli otokut» e Martin Previshiqit është njëri prej librave më të rëndësishme të botuara në Kroaci, por edhe në vendet e ish-Jugosllavisë, në 30 vitet e fundit prej se është shpërbërë Jugosllavia. E hulumtuar jashtëzakonisht mirë, e verifikuar me dëshmi, e shkruar mirë, ajo bën fjalë jo vetëm për një kamp, por edhe për një vend dhe kulturë të krijuar rreth kampit. Kjo vepër duhet të lexohet patjetër.

Bandat e Tiranës – ose: si të shpëtohet Shqipëria?

Këta e quajnë veten «demokratë» e «socialistë», por para së gjithash janë bartës të mentalitetit të cubnisë. A ka fuqi Shqipëria të krijojë një alternativë krejt të re politike? Një parti të re, aman! Një parti për të shpëtuar Shqipërinë. Për aq kohë sa nuk ekziston kjo forcë politike, Shqipëria mbetet pezull si vend – mes ëndrrës europiane dhe barbarisë ballkanike.

«Ky është fundi»: Blerim Xhemaili paralajmëron largimin nga kombëtarja e Zvicrës

Futbollisti Blerim Xhemaili ka thënë në një intervistë se – sipas të gjitha gjasave – nuk do të luajë më për Zvicrën.

Perëndimi i përçarë nuk mund të arrijë zgjidhje të kënaqshme për Kosovën

Hapja e temës së «korrigjimit të kufijve» mes Kosovës e Serbisë e ka ndarë Perëndimin në dy blloqe: administrata e Donald Trumpit, Franca e presidentit Emmanuel Macron, Austria favorizojnë «korrigjimin», Gjermania dhe më heshtur Britania e Madhe janë kundër kësaj zgjidhjeje. Po klasa politike e Kosovës çfarë qëndrimi ka? Kurrfarë. Dhe këtu qëndron rreziku më i madh.

Si u vendosën shqiptarët kelmendas në krahinën e Sremit mes Serbisë dhe Kroacisë

Pjesë nga një studim i dr. Idriz Ajetit mbi vendosjen e shqiptarëve në Srem më 1737 pas luftërave kundër Perandorisë Osmane.
-reklamat-

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.