FDH : Ministria serbe e Mbrojtjes fsheh të dhënat për rastin Tërnje në Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare ka kumtuar sot se Ministria e Mbrojtjes refuzon të veprojë sipas zgjidhjes përfundimtare të Komesarit për informata me rëndësi publike në lëndën gjyqësore Tërnje, në të cilën dy pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë ngarkohen për krime të luftës kundër civilëve në Kosovë.




Duke vepruar sipas ankesës së Fondit, Komisari i ka refuzuar argumentet e Ministrisë dhe ka urdhëruar që të dhënat e kërkuara t’ia dërgojë FDH brenda afatit prej pesë ditësh. Afati për ekzekutimin e Aktvendimit të Komesarit ka skaduar para më shumë se 16 muajsh, kurse Ministria nuk i ka dërguar të dhënat e kërkuara.

Eprorët Rajko Kozlina dhe Pavle Gavriloviq ngarkohen sepse në cilësinë e pjesëtarëve të Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë bashkë me Batalionin e Prapavijës të kësaj brigade, më 25 mars të vitit 1999 vranë së paku 27 civilë, banorë të fshatit Tërnje afër Suharekës – meshkuj pleq, gra e fëmijë, ndër ta edhe një fëmijë mashkull 4 vjeç.

Sipas aktakuzës Pavle Gavrilloviq ka dhënë urdhrin në fahst «s’guxon askush të mbetet gjallë», kurse Rajko Kozlina se një plak e ka qëlluar në kokë që t’u demonstronte ushtarëve të tjerë se si duhet të vrasin të tjerët.

RFDH qysh në maj të vitit 2008 ka parashtruar kallëzim penal kundër 11 pjesëtarëve të Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë me dyshim për krime të kryera në Tërnje.