«FC Kosova» e Zürichut: Sonte mund të shkruajmë histori




Për herë të parë një klub futbolli i mërgimtarëve ka shans të hyjë në ligën e parë rajonale të Zvicrës. Ky klub quhet «FC Kosova». Gazeta «Tages Anzeiger» ka shkruar një himn lavdërues për menaxherët e klubit dhe futbollistët, të cilët përshkruhen si shembuj të mirë të integrimit.

Gjithçka nisi si një lloj hobi. Në vitin 1994 disa adhurues të flaktë të futbollit, vendosën të angazhojnë të rinj shqiptarë në Zürich që shkathtësitë e tyre t’i tregojnë në fushën e blertë të futbollit. Kështu u themelua klubi i futbollit «FC Kosova». Arsim Hyseni, i cili prej tetë vitesh është kryetar i klubit, i ka treguar gazetës «Tages Anzeiger» të Zürichut se qëllimi ishte që të grumbullohej energjia e të rinjve, në mënyrë që ata të mos përqafonin «ide të marra».

«FC Kosova» luan në ligën e dytë rajonale të Zvicrës dhe deri më tani, përkundër paragjykimeve të një pjese të opinionit zviceran, është shquar si ekip që sukseset i arrin përmes lojës me disiplinë të madhe. Për këtë flasin edhe pikët e pakta të ndëshkimit që ka marrë ekipi. Për të mbajtur disiplinë në ligë autoritetet zvicerane të futbollit prej vitesh praktikojnë këtë sistem të ndëshkimit: kush merr më shumë kartonë të verdhë apo të kuq, grumbullon pikë ndëshkimi dhe në fund mund të pësojë edhe nëse ka arritur rezultate të mira në ndeshje. Udhëheqja e klubit prej vitesh kujdeset që futbollistët e «FC Kosova» të jenë shembull i lojës fer. Kush devijon nga rregullat, kush merr karton, nuk ndëshkohet vetëm zyrtarisht nga referi me 100 franga, por duhet të paguajë dyfishin edhe në arkën e klubit. Synimi i udhëheqjes së klubit është që futbollistët shqiptarë të tregojnë respekt ndaj referëve, lojtarëve kundërshtarë, udhëheqjes së klubit, publikut.

Ky sukses i «FC Kosova» nuk ka mbetur i pavërejtur edhe nga mediat e rëndësishme zvicerane, siç është «Tages Anzeiger». Kjo gazetë në numrin e së shtunës i kushton një tekst të gjatë historisë së «FC Kosova». Sistemi i ndëshkimit ka treguar sukses. Para gati dhjetë vitesh një ndeshje e klubit ishte ndërprerë për shkak të grushtimeve: që nga atëherë nuk është regjistruar ndonjë incident që duhet përmendur.

«Shumë e qartë: ne shqiptarët kemi një temperament gjaknxehtë», thotë Mikel Lazri, 28-vjeçar. Ai ka ardhur në Zvicër para 16 vitesh dhe për «FC Kosova» luan qe një dekadë. Lazri thotë se po u kanalizua si duhet temperamenti shqiptar, atëherë ai mund të krijojë përparësi në lojën e futbollit. Ai tregon se shpeshherë ata si futbollistë shqiptarë nuk luajnë vetëm kundër ekipit kundërshtar, por edhe kundër paragjykimeve dhe kundër 12 lojtarëve, përfshirë referin.

«FC Kosova» është pajtuar me këtë rol të ekipit që luan dhe lufton kundër paragjykimeve. Mikel Lazri e quan «FC Kosovën» një atdhe të tij të dytin që e kishte gjetur në Zürich pasi kishte ikur nga lufta në Kosovë. Në Zürich ai kishte luajtur për ekipin «FC Altstetten-Albisrieden», ku falë kontakteve me lojtarë zviceranë kishte mësuar shpejt gjermanisht. Te «FC Kosova» lojtarët gjatë ndeshjes flasin shqip – jo sepse nuk dinë gjermanisht, por qëllimi është që të mos kuptohen nga lojtarët kundërshtarë.

Lazri e quan «FC Kosovën» «ekip të zemrës sime». Ai tregon se meqë në Kosovë nuk ka as «Inter Milan» as «Real Madrid», atëherë rolin e ekipit me të cilin identifikohesh duhet ta marrë një ekip i vogël si «FC Kosova». Aktualisht «FC Kosova» luan në ligën e dytë rajonale të Zvicrës dhe ka gjasa reale të hyjë në ligën e parë rajonale nëse të shtunën në mbrëmje fiton kundër «FC Amriswil» dhe – para së gjithash – nëse shpëton pa kartonë dhe rrjedhimisht edhe pa pikë ndëshkimi.

Suksesi i «FC Kosova» nuk u arrit vetëm falë angazhimit shqiptar. Ishte zvicerani Roger Küng, i cili, siç njofton «Tages Anzeiger», prej vitit 2013 udhëheq grupin e lojtarëve të rinj. Küng thotë se disiplina, mirësjellja dhe respekti kanë qenë më të rëndësishme se suksesi sportiv. Derisa në fillim në statutet e «FC Kosova» shkruante se pjesë e ekipit mund të jenë vetëm shqiptarët, gjërat ndërkohë kanë ndryshuar. «Sot jemi ekip i ngjashëm me të tjerët», deklaroi Küng për «Tages Anzeiger».

Gazeta përshkruan edhe interesimin e madh të shikuesve shqiptarë për ndeshjet e «FC Kosova». Shpesh deri në 1500 shikues ndjekin ndeshjet – me daulle, fanfarë e bajraktarë. Lazri e sheh «FC Kosovën» si ekip për krejt diasporën shqiptare.

«FC Amriswil» është ekip relativisht i dobët – gjendet në vendin e tretë nga fundi i ligës. «FC Kosova» mund të shkruajë sonte (e shtunë) histori, duke u futur në ligën e parë dhe duke u bërë kështu njëri prej pesë klubeve më të mira të qytetit të Zürichut. Përgatitjet për festë tashmë kanë filluar. «Diçka të tillë ky ekip dhe mbarë komuniteti shqiptar në Zvicër nuk kanë përjetuar ende», thotë Arsim Hyseni. (-lli)Për herë të parë një klub futbolli i mërgimtarëve ka shans të hyjë në ligën e parë rajonale të Zvicrës. Ky klub quhet «FC Kosova». Gazeta «Tages Anzeiger» ka shkruar një himn lavdërues për menaxherët e klubit dhe futbollistët, të cilët përshkruhen si shembuj të mirë të integrimit.

Gjithçka nisi si një lloj hobi. Në vitin 1994 disa adhurues të flaktë të futbollit, vendosën të angazhojnë të rinj shqiptarë në Zürich që shkathtësitë e tyre t’i tregojnë në fushën e blertë të futbollit. Kështu u themelua klubi i futbollit «FC Kosova». Arsim Hyseni, i cili prej tetë vitesh është kryetar i klubit, i ka treguar gazetës «Tages Anzeiger» të Zürichut se qëllimi ishte që të grumbullohej energjia e të rinjve, në mënyrë që ata të mos përqafonin «ide të marra».

«FC Kosova» luan në ligën e dytë rajonale të Zvicrës dhe deri më tani, përkundër paragjykimeve të një pjese të opinionit zviceran, është shquar si ekip që sukseset i arrin përmes lojës me disiplinë të madhe. Për këtë flasin edhe pikët e pakta të ndëshkimit që ka marrë ekipi. Për të mbajtur disiplinë në ligë autoritetet zvicerane të futbollit prej vitesh praktikojnë këtë sistem të ndëshkimit: kush merr më shumë kartonë të verdhë apo të kuq, grumbullon pikë ndëshkimi dhe në fund mund të pësojë edhe nëse ka arritur rezultate të mira në ndeshje. Udhëheqja e klubit prej vitesh kujdeset që futbollistët e «FC Kosova» të jenë shembull i lojës fer. Kush devijon nga rregullat, kush merr karton, nuk ndëshkohet vetëm zyrtarisht nga referi me 100 franga, por duhet të paguajë dyfishin edhe në arkën e klubit. Synimi i udhëheqjes së klubit është që futbollistët shqiptarë të tregojnë respekt ndaj referëve, lojtarëve kundërshtarë, udhëheqjes së klubit, publikut.

Ky sukses i «FC Kosova» nuk ka mbetur i pavërejtur edhe nga mediat e rëndësishme zvicerane, siç është «Tages Anzeiger». Kjo gazetë në numrin e së shtunës i kushton një tekst të gjatë historisë së «FC Kosova». Sistemi i ndëshkimit ka treguar sukses. Para gati dhjetë vitesh një ndeshje e klubit ishte ndërprerë për shkak të grushtimeve: që nga atëherë nuk është regjistruar ndonjë incident që duhet përmendur.

«Shumë e qartë: ne shqiptarët kemi një temperament gjaknxehtë», thotë Mikel Lazri, 28-vjeçar. Ai ka ardhur në Zvicër para 16 vitesh dhe për «FC Kosova» luan qe një dekadë. Lazri thotë se po u kanalizua si duhet temperamenti shqiptar, atëherë ai mund të krijojë përparësi në lojën e futbollit. Ai tregon se shpeshherë ata si futbollistë shqiptarë nuk luajnë vetëm kundër ekipit kundërshtar, por edhe kundër paragjykimeve dhe kundër 12 lojtarëve, përfshirë referin.

«FC Kosova» është pajtuar me këtë rol të ekipit që luan dhe lufton kundër paragjykimeve. Mikel Lazri e quan «FC Kosovën» një atdhe të tij të dytin që e kishte gjetur në Zürich pasi kishte ikur nga lufta në Kosovë. Në Zürich ai kishte luajtur për ekipin «FC Altstetten-Albisrieden», ku falë kontakteve me lojtarë zviceranë kishte mësuar shpejt gjermanisht. Te «FC Kosova» lojtarët gjatë ndeshjes flasin shqip – jo sepse nuk dinë gjermanisht, por qëllimi është që të mos kuptohen nga lojtarët kundërshtarë.

Lazri e quan «FC Kosovën» «ekip të zemrës sime». Ai tregon se meqë në Kosovë nuk ka as «Inter Milan» as «Real Madrid», atëherë rolin e ekipit me të cilin identifikohesh duhet ta marrë një ekip i vogël si «FC Kosova». Aktualisht «FC Kosova» luan në ligën e dytë rajonale të Zvicrës dhe ka gjasa reale të hyjë në ligën e parë rajonale nëse të shtunën në mbrëmje fiton kundër «FC Amriswil» dhe – para së gjithash – nëse shpëton pa kartonë dhe rrjedhimisht edhe pa pikë ndëshkimi.

Suksesi i «FC Kosova» nuk u arrit vetëm falë angazhimit shqiptar. Ishte zvicerani Roger Küng, i cili, siç njofton «Tages Anzeiger», prej vitit 2013 udhëheq grupin e lojtarëve të rinj. Küng thotë se disiplina, mirësjellja dhe respekti kanë qenë më të rëndësishme se suksesi sportiv. Derisa në fillim në statutet e «FC Kosova» shkruante se pjesë e ekipit mund të jenë vetëm shqiptarët, gjërat ndërkohë kanë ndryshuar. «Sot jemi ekip i ngjashëm me të tjerët», deklaroi Küng për «Tages Anzeiger».

Gazeta përshkruan edhe interesimin e madh të shikuesve shqiptarë për ndeshjet e «FC Kosova». Shpesh deri në 1500 shikues ndjekin ndeshjet – me daulle, fanfarë e bajraktarë. Lazri e sheh «FC Kosovën» si ekip për krejt diasporën shqiptare.

«FC Amriswil» është ekip relativisht i dobët – gjendet në vendin e tretë nga fundi i ligës. «FC Kosova» mund të shkruajë sonte (e shtunë) histori, duke u futur në ligën e parë dhe duke u bërë kështu njëri prej pesë klubeve më të mira të qytetit të Zürichut. Përgatitjet për festë tashmë kanë filluar. «Diçka të tillë ky ekip dhe mbarë komuniteti shqiptar në Zvicër nuk kanë përjetuar ende», thotë Arsim Hyseni. (-lli)