Fazli Gajraku zgjidhet drejtor i Bibliotekës Kombëtare

Fazli Gajraku është zgjedhur të hënën drejtor i bibliotekës kombëtare «Pjetër Bogdani» të Kosovës. Pas intervistave me gojë, Këshilli Drejtues i këtij institucioni e ka vlerësuar atë me më së shumti pikë.

Gajraku tash 12 vjet është punonjës i BKK-së. Ka qenë edhe anëtar i Këshillit Drejtues, që u emërua në maj të këtij viti, por kishte dhënë dorëheqjen, shkruan sot «Koha Ditore».

«Gajraku ka marrë më së shumti pikë», ka thënë Muhamet Hamiti, kryetar i Këshillit Drejtues. Gajraku, që për një kohë ka udhëhequr Departamentin për zhvillim dhe pasurim me koleksione e më vonë Zyrën e botimeve, të hënën nuk ka dashur të flasë për gazetën me arsyetimin se këtë mund ta bëjë të martën (sot).

Pos Gajrakut, i cili nga viti 2003 punon në BKK, garës i kishin hyrë edhe Xhemajl Mazrekaj, Izet Abdyli, Hajrullah Mustafa, Asllan Qyqalla dhe Tefik Mehmeti, që deri më tani ka qenë ushtrues detyre i drejtorit.

Krejt procedurat e përzgjedhjes së drejtorit të BKK-së janë kryer, derisa Ministria e Kulturës ka një rast të hapur në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen e ish-drejtorit, Bedri Zyberaj, i cili gjatë vitit të kaluar dy herë ishte emëruar në këtë pozitë me konkurse që u vlerësuan të jashtëligjshme.