Faza e fundit e dezinsektimit deri më 17 shtator 




Të dielën ka filluar faza e fundit e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet. Dezinsektimi i qytetit do të përfundojë më 17 shtator, ndërkaq faza e parë ka filluar më 27 maj.

 

Të dielën do të bëhet dezinsektimi hapësinor në lagjen Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, në Parkun e Qytetit, Vellushë, në Qendër të Qytetit, si dhe qytezën Pejton. Ndërkaq, të hënën, më 14 shtator, do të bëhet dezinsektimi hapësinor në lagjen Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica, shkruan sot Koha Ditore.

Të martën, më 15 shtator, do të dezinsektohet hapësira në Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Veternik, Zona Industriale dhe kazerma «Adem Jashari». Lagjja Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria, ndërkaq do të dezinsektohen të mërkurën më 16 shtator. Ndërkaq, Taslixhja, Velania, Sofalia, Mati, Taukbahçja dhe Gërmia do të dezinsektohen të enjten më 17 shtator.

E të premten më 18 shtator do të bëhet dezinsektimi hapësinor në Bërnicë, Besi, Barilevë, Hajvali e Mramor. Përmes një njoftimi në Komunën e Prishtinës kanë njoftuar se kjo është faza e fundit e dezinsektimit, ndërkaq kanë lutur qytetarët dhe shoqatat e bletarëve të kenë kujdes gjatë kësaj periudhe në lagjet e tyre