Faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

Faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës, do të zgjasë deri më 20 qershor dhe do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Më poshtë po ua sjellim lagjet ku do të bëhet dezinsektimi, sipas datave.

15 qershor: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;

16 qershor: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica;

17 qershor: Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Vetërnik, Zonën Industriale, Lagja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;

18 qershor: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria;

19 qershor: Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

20 qershor: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh.

Komuna e Prishtinës nëpërmjet një njoftimi ka lutur të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm.

«Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe», thuhet në njoftim.