Faturë e kripur gruas që dha alarmin e rremë në aeroportin e Gjenevës për motive xhelozie

Ajo kishte dashur ta pamundësonte takimin e burrit të saj me dashnoren e tij duke dhënë një alarm të rremë për bombë. Më pas gruaja dënohet me gjashtë muaj burg në Francë dhe 90'000 franga në Zvicër. Dhe, kjo nuk është e tëra.

Në mabientet e Aeroportit të Gjenevës. Foto: Sorbis / Shutterstock.com

Gruaja xheloze, e cila në fund të korrikut dha një alarm të rremë në aeroportin e Gjenevës, duhet të paguajë një faturë prej 90’000 frangave zvicerane për mobilizimin e forcave të sigurisë. Ajo donte ta pamundësonte takimin e burrit të saj me dashnoren e tij.

41 vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, më 26 korrik i kishte thirrur forcat e sigurisë dhe kishte lajmëruar për shpërthimin e një bombe. Aeroporti mbi bazën e këtij alarmi kishte kontrolluar mbi 13’000 pasagjerë dhe kishte evakuuar një terminal të tërë.

Shumë shpejt policia e kishte identifikuar gruan me banim në Annecy të Francës dhe vetëm pak ditë pas alarmit për bombë ia kishte paraqitur drejtësisë franceze, e cila nga ana e saj e ka dënuar atë me gjashtë muaj burg. Ajo duhet t’i vajë tre muj të këtij dënimi, e transmeton «watson.ch» agjencinë zvicerane të lajmeve.

Por kjo nuk është e gjitha. Asaj ndërkohë i ka arritur nga Gjeneva një faturë prej 90’000 frangave zvicerane. Kjo është kosotoja e angazhimit të 145 policëve për një shërbim prej 100 frangave në orë, është shprehur zëdhënësi i Policvië Kantonale të Gjenevës.

Për më tepër, gruaja duhet t’i mbulojë edhe shpenzimet për ushqimin e policëve dhe njësinë speciale me dy qen. për ngushëllimin e saj, ajo faturën mund ta paguajë me këste, ka thënë zëdhënësi i Policisë, duke shtuar se Gjeneva deri më tani për kësi rastesh nuk ka lëshuar ndonjë faturë kaq të lartë. ks