Fatkeqësia nga lojërat e fatit

[Best_Wordpress_Gallery id=“86″ gal_title=“parandalo“]

Shoqata «Parandalo» filloi ciklin e ligjëratave për vitin 2015. E para i kushtohet varësisë nga lojërat e fatit. Pikërisht në kuptimin e emrit të saj.

Teksti dhe fotot Kujtim SHABANI

Cyrih, 24 janar 2015

Salla e ‹Qendrës së komuniteteve› ishte e mbushur përplot. Moti i keq nuk i ka zbrapsur mërgimtarët edhe në një ditë vikendi t’i përgjigjen ftesës së shoqatës «Parandalo» për debat. Tema e zgjedhur: Varësia nga lojërat e fatit. «Kjo është ndër problemet më të shpeshta, me të cilin konfrontohemi në punën tonë të përditshme si shoqatë», e hapi mbrëmjen themeluesi i shoqatës, Xhemal Selimi. Për referent kishin caktuar njërin ndër partnerët më kompetentë për këtë çështje – Dr. Xhevat Hasanin.

Doktori ka ardhur në Zvicër para njëzet e kusur vitesh. Mjeku nga Prizreni në Zvicër e kishte nisur gjithçka nga fillimi. Më vonë është kualifikuar edhe si psikolog dhe është angazhuar në trajtimin psikologjik të traumave të refugjatëve. Tani ai është në pension dhe ekspertizën e tij e vë në dispozicion të komunitetit të emigracionit shqiptar… Doktor Hasani në mbrëmje shfaqet bashkë me gruan e tij. Ai heq borsalinën, zhvesh mantelin, i var ato në mur dhe u qaset mysafirëvë në gjuhën e tyre.

Sa më e thellë varësia, aq më e lartë kostoja

Katër gjëra duhen patur parasysh kur flitet për lojërat e fatit, referon ai: Ato nuk janë të konsumueshme, krijojnë shpejt vërësi, janë vështirë të shërueshme dhe shumë të kushtueshme. Ato që në fillim i nxisin njerëzit në këtë humnerë janë fantazitë për t’u bërë të pasur brenda natës. Kjo pastaj nxit kureshtjen për ta provuar fatin. Sipas doktorit, këtë disponim e inkurajon rrethi shoqëror që ka njeriu si dhe mungesa e bisedimit të kësaj teme në familje.

Vendet ku këta njerëz mund t’i provojnë iluzionet e tyre janë kazinotë, loteritë, kafenetë me lojërat rulet, aparatet e ndryshme, në kumar, poker… Paraqitja e dëshirës së papërmbajtur për të luajtur dhe shqetësimet psiqike janë shenjat e para të vashmërisë nga lojërat e fatit. Pasojat nga ky ves janë ende më të pakëndshme: humbjet e vazhdueshme dhe borxhet e thella. Pas tyre vjen kostoja sociale e varshmërisë, e cila shprehet në trajtë të ndryshimit të sjelljeve – heshtjes, mosdurimit, agresivitetit… Ndjenja e të qenit i padëshiruar dhe varësia nga entet sociale të sistemit janë sinjale të krizës psiko-sociale, ku është gremisur i varuri nga lojërat e fatit, i cili tanimë daljen nga kjo vorbull e sheh në shitjen e gjësendeve nga më të shtrejtat që ka. Këtu kulmojnë edhe acarimet në familje, që mund të shpiejnë në divorc. Rrethi i gjërë e paguan varësinë e një pjesëtari të saj me vagabondizmin e tij.

Thellësia e varësisë nga lojërat mund të shpiejë edhe në varësinë nga alkoholi dhe drogat. Varësi kat me kat! Doktori këtë e quan «varësi e kombinuar». Dëmtimi i mëlçisë nga alkooholi dhe depresionet që nuk vonojnë, janë kulmi i deregjesë ku mund të katandiset një person nga lojërat e fatit. Në raste të caktuara ky mjerim kurorëzohet me vetëvrasje!

Përvoja dhe interesim

Varësia nga lojërat e fatit shpeshherë është njëkahëshe. «Lum kush e fiton lirinë duke u çliruar nga vargonjtë e robërisë», ligjëron Xhevat Hasani. Një punë e mundimshme është rivitalizimi i të varurve nga lojërat dhe drogat. Ajo kërkon mobilizimin e të gjithë rretheve shoqërore: prindërit, partneri, shokët, institucionet, klinikat – biseda, terapi… Duhen mësuar shprehi të reja!

Edhe lojëra të tjera mund të krijojnë varësi; të tilla janë shahu, interneti, celulari… Ndonjëra është «pa para», dhe mund të shërbejë edhe për amortizimin e varësisë së keqe nga lojërat e rënda. «Një recept për të gjitha varshmëritë nuk ka!», i duhet t’i përgjigjet me keqardhje doktori një mysafiri. Ai vet është për ndalimin e kazinove. Respektimi i kufirit të moshës për akces në pijet alkoholoike dhe cigaret shfaqet si një mundësi për mbrojtjen nga varësitë e tyre. Sa i përket dallimit midis këtyre, ai i rrefuzon që të dyja si të rrezikshme për shëndetin. Dallimi midis tyre qëndron në «amnistinë» që cigarja nuk e ndryshon edhe karakterin e konsumatorit, sikurse rakia.

Biseda rrokulliset në mënyrë interesante. Një mysafir rrëfen për përvojat e tija si ish i varur nga lojërat e fatit… Një pjesëmarrëse e informuar për këtë temë propozon mundësinë që një i varur nga lojërat e fatit të përshëndetet nga ky biznes duke iu drejtuar kazinove vullnetarisht për ta futur atë në ‹listën e zezë› të njerëzve që u ndalohet pjesëmarrja në të.

Doktori e ka hulumtuar thellë temën, ai sjell imazhe lojërash të fatit nga koha e mesjetës. Nuk u përmendën shifra të përhapjes së varësisë, shanseve të shërimit dhe rikthimit, fatkeqësive… Dhe këtu doktorin e plotëson paksa nikoqiri. Xhemal Selimi u referohet disa të dhënave zyrtare që sugjerojnë se në fronin e varësisë nga lojërat e fatit janë tajlandezët, në vend të dytë defilojnë turqit, pastaj vijnë shqiptarët dhe fqinjët e tyre.

Në fund, mysafirët i prisnin dy tavolina të zgjatura: Nga njëra anë ajo e bagatuar me ushqime dhe pije, nga ana tjetër ajo me broshura dhe revista. Njëra për barkun, tjetra për mendjen…[Best_Wordpress_Gallery id=“86″ gal_title=“parandalo“]

Në fund, mysafirët i prisnin dy tavolina të zgjatura: Nga njëra anë ajo e bagatuar me ushqime dhe pije, nga ana tjetër ajo me broshura dhe revista. Njëra për barkun, tjetra për mendjen…