Fati në mënyrën e Sarajevës




Në Sarajevë
në pranverën e vitit 1992
gjithçka është e mundshme;
qëndron në radhë për bukë
dhe përfundon në klinikën e traumatologjisë
me këmbë të prerë.

Pastaj madje thua
se ke pasur fat.

E përktheu: E. Robelli