Fati i shurdhmemecëve

Foto: Shutterstock



Gjatë luftës në Sarajevë
e shihja me zili
një çift bashkëkombësish shurdhmemecë
që jetonin në fqinjësi.

Ata ishin me fat që s’duhej të dëgjonin ditë e netë
fjalimet e politikanëve dhe gjeneralëve llafazanë,
gazetarëve dhe analistëve të ngutshëm,
metaforat e poetëve patriotikë,
betimet dhe mallkimet e fqinjëve paqësorë,
të cilët u çmendën përballë tmerrit.
Dhe sikur ata të mund të flisnin,
do të ishte shumë lehtë
t’u shkurtohej
gjuha
ose koka.

Përktheu Enver ROBELLI