Fati i Kosovës – para 23 vjetëve e përndjekur, tash e fyer

Për një përballje festive ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, në Prishtinë kanë ëndërruar shumë gjenerata të futbollistëve kosovarë. Madje shumë futbollistë e njerëz të futbollit kanë bërë sakrifica të mëdha për të arritur në këtë ditë.




Sakrificë vlerësohet se ishte edhe ndeshja e parë ndërmjet Shqipërisë e Kosovës, e luajtur më 14 shkurt të vitit 1993 në Tiranë. Pas kthimit në Kosovë, trajnerët e lojtarët ishin maltretuar nga regjimi serb, shkruan sot Koha Ditore.

Për pak ditë do të luhet miqësorja e radhës Kosovë – Shqipëri në Prishtinë. Dhe në Kosovë ka tifozë që nuk e duan Përfaqësuesen e Kosovës e as nuk e përkrahin. Më 2010 edhe e kanë fyer.

Të mërkurën, më në fund, është konfirmuar nga të dy palët zhvillimi i ndeshjes së futbollit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Ndeshja, që ka karakter festiv, luhet më 13 nëntor në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Do të jetë kjo përballja e katërt ndërmjet Kosovës e Shqipërisë,