Familja rome nga Mali i Zi, për azil bëhet e Kosovës, dëbohet nga Gjermania

Përvetësimi i një identiteti të rrejshëm si shtetas kosovar, e ka lënë një familje romësh nga Mali i Zi në mes të rrugës dhe pa shtëpi, raporton KTV.




Për të fituar më lehtë të drejtën e azilit në Gjermani, dy vite më parë, Ivo Salkanoviç nga Nikshiqi i Malit të Zi, së bashku me gjithë familjen e tij, kishte falsifikuar identitetin, duke u paraqitur si kosovar.

Por, pasi që autoritet gjermane ua kishin refuzuar azilin, ata kishin kërkuar nga Konsullata e Kosovës në Frankfurt që të verifikonin shtetësinë kosovare të familjes Sahiti. E për fatin e keq të familjes Sahiti, përkatësisht Salkanoviç, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e kishte gjetur një familje me po këtë mbiemër, që dikur kishte jetuar në lagjen e romëve në Mitrovicë.

Si rezultat i vërtetimeve të lëshuara nga MPB-ja, autoritetet gjermane e kishin kthyer forcërisht këtë familje në Kosovë, më 5 shtator.