Familja me emrin më të gjatë në Zvicër: Thirugnanasampanthamoorthy




Ata nuk e kanë të lehtë me një emër kaq të gjatë, megjithatë nuk e ndërrojnë atë, e përshkruan Tages Anzeiger fatin e kësaj familjeje në një reportazh.

Sipas regjistrit elektronik të telefonave search.ch Thirugnanasampanthamoorthy është mbiemri më i gjatë në Zvicër. Ai numëron gjithsej 26 germa, aq sa ka shkronja alfabeti latin. Në gjuhën tamile ky emër do të thotë: Piu qumësht nga zotërat dhe kështu u bë i fortë.

Zoti Thirugnanasampanthamoorthy, tani 40 vjeç, jeton prej 22 vitesh në Bellinzona dhe punon si kuzhinier. Para 18 vitesh, kur aplikoi për shtetësi, derisa i erdhi miratimi për të, kishte qëndruar në ethe. Në formularin e aplikacionit kishte pasur vend vetëm për 22 germa dhe nuk kishte mundur ta shënonte emrin komplet…

Kur i kishte lindur fëmija, emrin nuk e kishte nxënë shiriti që foshnjave u lidhet përdorë, për identifikim. «Ende nuk kemi takuar ndonjë zviceran, i cili emrin tonë e shqipton komplet», e citon media zotin dhe zonjën Thirugnanasampanthamoorthy. Shumica mbërrijnë deri në rrokjen e tretë, vazhdimin duhet ta themi vet, rrëfejnë ata. Është sidomos i mundshëm komunikimi i emrit në telefon, qëllon që bashkëbiseduesi nga shkronja e 20-të e humb fijen dhe duhet nisur nga fillimi shqiprimin germë për germë.

Thirugnanasampanthamoorthy në ndërkohë ka marrë shtetësinë e Zvicrës. Në formularin e aplikimit për shtetësi kishte pasur gjithashtu vetëm 22 kutiza për ta shënuar emrin. Me këtë rast autoritetet e kishin pyetur nëse dëshironte ta ndërrojë atë. Ai nuk ka pranuar. Për to kjo nuk do të ishte e ndershme karshi babait të tij. «Vetëm kur ai nuk do të jetojë më, do ta ndërrojmë emrin», janë shprehuar ata. Kolegët e punës Thirugnanasampanthamoorthy-in e thërrasin shkurt: «Moorthy». / ksAta nuk e kanë të lehtë me një emër kaq të gjatë, megjithatë nuk e ndërrojnë atë, e përshkruan Tages Anzeiger fatin e kësaj familjeje në një reportazh.

Sipas regjistrit elektronik të telefonave search.ch Thirugnanasampanthamoorthy është mbiemri më i gjatë në Zvicër. Ai numëron gjithsej 26 germa, aq sa ka shkronja alfabeti latin. Në gjuhën tamile ky emër do të thotë: Piu qumësht nga zotërat dhe kështu u bë i fortë.

Zoti Thirugnanasampanthamoorthy, tani 40 vjeç, jeton prej 22 vitesh në Bellinzona dhe punon si kuzhinier. Para 18 vitesh, kur aplikoi për shtetësi, derisa i erdhi miratimi për të, kishte qëndruar në ethe. Në formularin e aplikacionit kishte pasur vend vetëm për 22 germa dhe nuk kishte mundur ta shënonte emrin komplet…

Kur i kishte lindur fëmija, emrin nuk e kishte nxënë shiriti që foshnjave u lidhet përdorë, për identifikim. «Ende nuk kemi takuar ndonjë zviceran, i cili emrin tonë e shqipton komplet», e citon media zotin dhe zonjën Thirugnanasampanthamoorthy. Shumica mbërrijnë deri në rrokjen e tretë, vazhdimin duhet ta themi vet, rrëfejnë ata. Është sidomos i mundshëm komunikimi i emrit në telefon, qëllon që bashkëbiseduesi nga shkronja e 20-të e humb fijen dhe duhet nisur nga fillimi shqiprimin germë për germë.

Thirugnanasampanthamoorthy në ndërkohë ka marrë shtetësinë e Zvicrës. Në formularin e aplikimit për shtetësi kishte pasur gjithashtu vetëm 22 kutiza për ta shënuar emrin. Me këtë rast autoritetet e kishin pyetur nëse dëshironte ta ndërrojë atë. Ai nuk ka pranuar. Për to kjo nuk do të ishte e ndershme karshi babait të tij. «Vetëm kur ai nuk do të jetojë më, do ta ndërrojmë emrin», janë shprehuar ata. Kolegët e punës Thirugnanasampanthamoorthy-in e thërrasin shkurt: «Moorthy». / ks