Familja e të vrarit në «Bon Vivant» lutet që shteti mos t’i detyrojë të marrin hak

Një vit i është dashur drejtësisë kosovare për të thirrur seancën e parë, në rastin e vrasjes së Rrahman Ukës, ish-punëtor i sigurimit të kafenesë Bob Vivant.




Ndonëse Policia e Kosovës pati arrestuar dy të dyshuar që në ditën e vrasjes, vetëm më 7 tetor të këtij viti, ky proces është futur brenda në gjykatore.

Armend Krasniqi, përfaqësues ligjor i familjes Uka në këtë rast, tregon se tashmë është ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve.

Ndërkohë që vëllai i të vrarit, Rrahim Uka, thotë se rasti i të vëllait ka qenë një vrasje e pastër që mund të provohet nga 28 dëshmitarët e pranishëm dhe se ai pret që drejtësia të bëjë më të mirën e saj.

Dy të akuzuarit, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, dyshohet që më 13 tetor 2014, në bashkëkryerje në plotni të kenë vrarë Rrahman Ukën pas një zënke me të.

Sipas ligjeve në fuqi, në rast se shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen nga 5 deri me 40 vjet burgim, kurse varësisht nga vlerësimet e rrethanave edhe me burgim të përjetshëm.