Familja Dragusha – integrim me traditë




Në Zvicër ka shumë familje shqiptare. Shumica syresh kanë dhe bëjnë jetë të ngjashme, por secila me halle, preokupime, synime e dëshira të ndryshme. Një e tillë është edhe familja e Naser Dragushës në Martigny të Valisit

Llukman Halili

I lindur në Prishtinë, në Kodrën e Trimave (Vranjevci i dikurshëm), me babanë nga Prugovci, po ashtu komuna e Prishtinës, e prejardhje nga Dragusha, Naseri ia mësyn Zvicrës diku nga viti 1991 dhe vendoset në Martigny të Valisit. Në Kosovë që nga viti 1983 e deri me 1990, ai angazhohet në shoqërinë kulturo-artistike «Bajram Curri» të Prishtinës, ku edhe i mbaron dy vjet të shkollës muzikore. «Si i ri gjithmonë jam marrë me muzikë. Jo që kam ndonjë traditë familjare, por dashurinë për muzikën dhe folklorin shqiptar e ndiej që e kam me lindje. Kështu e kishte edhe një vëlla imi tashmë i ndjerë dhe këtë dashuri jam përpjekur që nga fillimi ta bart edhe te fëmijët e mi këtu në Zvicër», thotë Naseri.

Ai, pos punës së rëndë në ndërtimtari, pos kafshatës së hidhur të kurbetit,  si duket më tepër i është përkushtuar arsimimit dhe kulturës së fëmijëve të vet. Dhe, në këtë drejtim nuk e ka kursyer mundin as djersën. I ka përkrahur ata kudo dhe kurdo që e ka kërkuar nevoja. Ka bërë punë Sizifi për t’ia dalë mbanë, për të arritur synimin me të cilin sot mburret, ndërkaq ia kanë zili shumë bashkatdhetarë. Kështu e ka krijuar një familje të vërtetë dhe me plot kreativitet.

Kuptimi i jetës këtu në Zvicër për Naserin dhe bashkëshorten Sevdijen ishte edukimi dhe shkollimi i fëmiëjve, pikërisht kjo ishte edhe arsyeja që Sevdija vendosi të mos punojë, ngase, siç thotë, e kishte një tjetër angazhim me orar të plotë. «Punën e përkushtuar me Valentinën, Kaltrinën, Anitën dhe Lorën. Përgjithësisht, familjarisht jemi shumë mirë të adaptuar në rrjedhat e shoqërisë zvicerane, por edhe jetojmë me kulturën dhe traditën tonë».

Katër vajzat e Naserit dhe të Sevdijes janë shembull për çdo familje shqiptare thuajse në krejt kantonin e Valisit. Valentina ndjek kolegjin në vitin e dytë, Kaltrina është po ashtu në kolegj në vitin e parë, vajza e tretë Anita është në vitin e gjashtë ‹fillore›, kurse vajza e vogël Lora është në klasën e 4-të ‹fillore›. Valentina është dalluar edhe si pianiste e shkëlqyeshme, ndërkaq ka bërë shtatë vjet piano, por është marrë edhe me sport. Ajo si gjimnaste e dalluar ka pasur suksese të mëdha në nivelin kantonal, kurse Kaltrina ka bërë pesë vjet violinë. Që të katër vajzat i ndjekin mësimet edhe në shkollën shqipe, ngaqë për Naserin «shkolla plotësuese shqipe është oazë e kultivimit të kulturës sonë»

«Ruajtja dhe kultivimi i traditave tona dhe muzikës shqipe për mua që nga dita e parë kur erdha këtu ishte, si të them, obligim shpirtëror që e ndiej edhe tash. Kështu e mbajta afër familjen: Anita dhe Lora janë anëtare të SHKA ‹Medvegja› këtu në Zvicër. Ato ndihen shumë mirë në shoqëri, ngase çdo gjë frymon shqip. Të kënaqur jemi edhe ne prindërit, e posaçërishtë Sevdija me prejardhje nga Medvegja. Shoqata ‹Medvegja› dhe në kuadër të saj shoqëria kulturo-artistike janë bastion i kultivimit të folklorit muzikës dhe traditës tonë shqiptare. Kjo shoqëri i kultivon vlerat e mirëfillta kombëtare dhe kjo ishte arsyeja që të gjitha vajzat ishin dhe janë të angazhuara aty.»  Sevdije Bajrami Dragusha, ndër të tjera, thotë: «Edhe unë kam shumë lëvdata për SHKA ‹Medvegja› dhe të gjithë anëtarët, ngase ata vërtet janë të respektueshëm dhe të kujdesshëm, pa marrë parasysh moshën». Naseri shton se falë koordinatorit të kësaj shoqërie, z. Musë Nezirit, po mbahet gjallë dhe po kultivohet muzika, folklori dhe tradita shqiptare në këtë pjesë të Zvicrës. Përgjithësisht, shumë mirë janë integruar në rrjedhat e shoqërisë zvicerane, por edhe në kulturën dhe traditën shqiptare në Zvicër. Naseri thotë se personalisht nuk sheh ngecje në kultivimin e kulturës sonë (me aktivitete të ndryshme), që duhet bërë për brezat që po vijnë, sepse prindërit nuk janë duke i kryer punët e tyre. «Së paku duhet vizituar koncertet dhe manifestimet që mbahen anekënd Zvicrës, e veçanërisht këtu në kantonin tonë», thotë ai. Sipas tij, në të gjitha organizimet ku mblidhen shqiptarët, duhet të jemi edhe ne me fëmijët tanë dhe duhet dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e kombit tonë. «Ne vazhdojmë…», thonë Naseri dhe Sevdija.Në Zvicër ka shumë familje shqiptare. Shumica syresh kanë dhe bëjnë jetë të ngjashme, por secila me halle, preokupime, synime e dëshira të ndryshme. Një e tillë është edhe familja e Naser Dragushës në Martigny të Valisit

Llukman Halili

I lindur në Prishtinë, në Kodrën e Trimave (Vranjevci i dikurshëm), me babanë nga Prugovci, po ashtu komuna e Prishtinës, e prejardhje nga Dragusha, Naseri ia mësyn Zvicrës diku nga viti 1991 dhe vendoset në Martigny të Valisit. Në Kosovë që nga viti 1983 e deri me 1990, ai angazhohet në shoqërinë kulturo-artistike «Bajram Curri» të Prishtinës, ku edhe i mbaron dy vjet të shkollës muzikore. «Si i ri gjithmonë jam marrë me muzikë. Jo që kam ndonjë traditë familjare, por dashurinë për muzikën dhe folklorin shqiptar e ndiej që e kam me lindje. Kështu e kishte edhe një vëlla imi tashmë i ndjerë dhe këtë dashuri jam përpjekur që nga fillimi ta bart edhe te fëmijët e mi këtu në Zvicër», thotë Naseri.

Ai, pos punës së rëndë në ndërtimtari, pos kafshatës së hidhur të kurbetit,  si duket më tepër i është përkushtuar arsimimit dhe kulturës së fëmijëve të vet. Dhe, në këtë drejtim nuk e ka kursyer mundin as djersën. I ka përkrahur ata kudo dhe kurdo që e ka kërkuar nevoja. Ka bërë punë Sizifi për t’ia dalë mbanë, për të arritur synimin me të cilin sot mburret, ndërkaq ia kanë zili shumë bashkatdhetarë. Kështu e ka krijuar një familje të vërtetë dhe me plot kreativitet.

Kuptimi i jetës këtu në Zvicër për Naserin dhe bashkëshorten Sevdijen ishte edukimi dhe shkollimi i fëmiëjve, pikërisht kjo ishte edhe arsyeja që Sevdija vendosi të mos punojë, ngase, siç thotë, e kishte një tjetër angazhim me orar të plotë. «Punën e përkushtuar me Valentinën, Kaltrinën, Anitën dhe Lorën. Përgjithësisht, familjarisht jemi shumë mirë të adaptuar në rrjedhat e shoqërisë zvicerane, por edhe jetojmë me kulturën dhe traditën tonë».

Katër vajzat e Naserit dhe të Sevdijes janë shembull për çdo familje shqiptare thuajse në krejt kantonin e Valisit. Valentina ndjek kolegjin në vitin e dytë, Kaltrina është po ashtu në kolegj në vitin e parë, vajza e tretë Anita është në vitin e gjashtë ‹fillore›, kurse vajza e vogël Lora është në klasën e 4-të ‹fillore›. Valentina është dalluar edhe si pianiste e shkëlqyeshme, ndërkaq ka bërë shtatë vjet piano, por është marrë edhe me sport. Ajo si gjimnaste e dalluar ka pasur suksese të mëdha në nivelin kantonal, kurse Kaltrina ka bërë pesë vjet violinë. Që të katër vajzat i ndjekin mësimet edhe në shkollën shqipe, ngaqë për Naserin «shkolla plotësuese shqipe është oazë e kultivimit të kulturës sonë»

«Ruajtja dhe kultivimi i traditave tona dhe muzikës shqipe për mua që nga dita e parë kur erdha këtu ishte, si të them, obligim shpirtëror që e ndiej edhe tash. Kështu e mbajta afër familjen: Anita dhe Lora janë anëtare të SHKA ‹Medvegja› këtu në Zvicër. Ato ndihen shumë mirë në shoqëri, ngase çdo gjë frymon shqip. Të kënaqur jemi edhe ne prindërit, e posaçërishtë Sevdija me prejardhje nga Medvegja. Shoqata ‹Medvegja› dhe në kuadër të saj shoqëria kulturo-artistike janë bastion i kultivimit të folklorit muzikës dhe traditës tonë shqiptare. Kjo shoqëri i kultivon vlerat e mirëfillta kombëtare dhe kjo ishte arsyeja që të gjitha vajzat ishin dhe janë të angazhuara aty.»  Sevdije Bajrami Dragusha, ndër të tjera, thotë: «Edhe unë kam shumë lëvdata për SHKA ‹Medvegja› dhe të gjithë anëtarët, ngase ata vërtet janë të respektueshëm dhe të kujdesshëm, pa marrë parasysh moshën». Naseri shton se falë koordinatorit të kësaj shoqërie, z. Musë Nezirit, po mbahet gjallë dhe po kultivohet muzika, folklori dhe tradita shqiptare në këtë pjesë të Zvicrës. Përgjithësisht, shumë mirë janë integruar në rrjedhat e shoqërisë zvicerane, por edhe në kulturën dhe traditën shqiptare në Zvicër. Naseri thotë se personalisht nuk sheh ngecje në kultivimin e kulturës sonë (me aktivitete të ndryshme), që duhet bërë për brezat që po vijnë, sepse prindërit nuk janë duke i kryer punët e tyre. «Së paku duhet vizituar koncertet dhe manifestimet që mbahen anekënd Zvicrës, e veçanërisht këtu në kantonin tonë», thotë ai. Sipas tij, në të gjitha organizimet ku mblidhen shqiptarët, duhet të jemi edhe ne me fëmijët tanë dhe duhet dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e kombit tonë. «Ne vazhdojmë…», thonë Naseri dhe Sevdija.