Familja Çitaku spikat me objekte kapitale në Zvicër




Për një çerek shekulli, firma e Ali Çitakut, nga Kosova, shtron armaturë nëpër tunele e ura. Ajo sivjet punon në metronë e Gjenevës. Nga 50 punëtorët e saj, 90 për qind e tyre janë shqiptarë.

Teksti dhe fotot Rexhep RIFATI

Ali Çitaku, nga fshati Çitak i Skenderajt, para 30 vjetësh ishte student i zellshëm në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj, ku edhe diplomoi. Në Zvicër migroi në vitin 1984. Pesë vjet më vonë ai e formon një firmë të vogël familjare, e cila tani ka bërë emër në Zvicër.

Shumica e punëtorëve të ndërmarrjes së Ali Çitakut, Edifer, me seli në Vouvry VS, janë shqiptarë. Për nga afërsia e dukja, është e vështirë që pronarin ta dallosh nga punëtorët e tij. Ai më shumë shihet në kantiere me helmetë në kokë, sesa me kravatë në zyrë e në ceremoni festive.

Në fshatin e shqiponjave

Ali Çitaku i tillë u shfaq edhe në darkën e sivjetme të fundvitit të firmës. Sikur pronari, asnjë tjetër nuk shihej me kravatë – si drejtori, ashtu edhe punëtorët. Një ndër mysafirët e darkës ishte edhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj. Edhe ai u duk pa kravatë. Ambient i ngjashëm me atë vendlindje. Këshilla inkurajuese nga profesori i mendimit pozitiv Daut Demaku, e këngë të me pasion nga Shyhrete Behluli. Atmosferë e rrallë! Vendi i përzgjedhur: fshati Aigle. Përkthyer në shqip, i bie ‘shqiponja’.

Zakonisht djersa e shoqëron lakimin e shufrave të rënda të çelikta. Puna e kërkon që edhe në ditët më të nxehta të barten helmeta. Shtrirja armaturës është punë e mundimshme. Por, këtë punë nuk ngurron ta bëjë edhe vetë pronari, Ali Çitaku. Nga puna fizike nuk janë të liruar as kryepunëtorët. Shumica shqiptarë, të aftësuar e të specializuar në Zvicër. Me qindra e mijëra tonë armature hekuri kanë kaluar nëpër duart e tyre të vyeshme. Para e fituar me shumë mund e djersë! Punë që e siguron mbijetesën e dhjetëra familjeve, qoftë në Zvicër, apo në vendlindje. Në shenjë mirënjohjeje, në darkën festive, punëtorët me nga një dhuratë simbolike e falënderuan çiftin Ali e Natalia Çitaku.

Foto çitaku 4
Ali Çitaku, me listën e punëtorëve që e rritën lavdinë e firmës

Historik me shumë sfida

Kjo punë e rëndë e me shumë sfida i ka bërë nder edhe vetë firmës së familjes Çitaku. Madje në Zvicër, ku mbizotëron konkurrencë e përhershme tregu. Por, për afro çerek shekulli këta punëtorë dhe kjo firmë bënë punë të mira e me vlerë, ndaj edhe asnjëherë nuk ngelën të papunë.

Ali e Natalia Çitaku tregojnë se si në vitin 1989, firma startoi me një numër simbolik punëtorësh. Në një kohë, kur në treg mbretëronte një krizë e madhe. Duhej shumë punë e sakrificë për ta vënë në binarë. Në saje të angazhimit të mbarë familjes, përfshirë edhe vëllezërit, firma ia arritën ta përballojë krizën. Kështu, nga rreth 20 punëtorë, sa kishte në fillim, tani firma ka rreth 50 sish, nga të cilët mbi 90 për qind e tyre janë shqiptarë. Prej tyre, rreth 20 kanë funksione udhëheqëse.

Me punën e saj, firma ka bërë që të jetë tejet konkurrente në treg, aq sa ta gëzojë edhe mbështetjen e firmave e kompanive më të mëdha zvicerane, me të cilat ka një bashkëpunim të ngushtë. Brenda 25 vjetësh, Edifer arriti të marrë pjesë në realizimin e dhjetëra objekteve kapitale: ura, tunele dhe ndërtesa banimi, apo edhe infrastrukturë komunale. Nga ky vit, firmës i janë besuar punime edhe në metronë e re të Gjenevës.Për një çerek shekulli, firma e Ali Çitakut, nga Kosova, shtron armaturë nëpër tunele e ura. Ajo sivjet punon në metronë e Gjenevës. Nga 50 punëtorët e saj, 90 për qind e tyre janë shqiptarë.

Teksti dhe fotot Rexhep RIFATI

Ali Çitaku, nga fshati Çitak i Skenderajt, para 30 vjetësh ishte student i zellshëm në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj, ku edhe diplomoi. Në Zvicër migroi në vitin 1984. Pesë vjet më vonë ai e formon një firmë të vogël familjare, e cila tani ka bërë emër në Zvicër.

Shumica e punëtorëve të ndërmarrjes së Ali Çitakut, Edifer, me seli në Vouvry VS, janë shqiptarë. Për nga afërsia e dukja, është e vështirë që pronarin ta dallosh nga punëtorët e tij. Ai më shumë shihet në kantiere me helmetë në kokë, sesa me kravatë në zyrë e në ceremoni festive.

Në fshatin e shqiponjave

Ali Çitaku i tillë u shfaq edhe në darkën e sivjetme të fundvitit të firmës. Sikur pronari, asnjë tjetër nuk shihej me kravatë – si drejtori, ashtu edhe punëtorët. Një ndër mysafirët e darkës ishte edhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj. Edhe ai u duk pa kravatë. Ambient i ngjashëm me atë vendlindje. Këshilla inkurajuese nga profesori i mendimit pozitiv Daut Demaku, e këngë të me pasion nga Shyhrete Behluli. Atmosferë e rrallë! Vendi i përzgjedhur: fshati Aigle. Përkthyer në shqip, i bie ‘shqiponja’.

Zakonisht djersa e shoqëron lakimin e shufrave të rënda të çelikta. Puna e kërkon që edhe në ditët më të nxehta të barten helmeta. Shtrirja armaturës është punë e mundimshme. Por, këtë punë nuk ngurron ta bëjë edhe vetë pronari, Ali Çitaku. Nga puna fizike nuk janë të liruar as kryepunëtorët. Shumica shqiptarë, të aftësuar e të specializuar në Zvicër. Me qindra e mijëra tonë armature hekuri kanë kaluar nëpër duart e tyre të vyeshme. Para e fituar me shumë mund e djersë! Punë që e siguron mbijetesën e dhjetëra familjeve, qoftë në Zvicër, apo në vendlindje. Në shenjë mirënjohjeje, në darkën festive, punëtorët me nga një dhuratë simbolike e falënderuan çiftin Ali e Natalia Çitaku.

Foto çitaku 4
Ali Çitaku, me listën e punëtorëve që e rritën lavdinë e firmës

Historik me shumë sfida

Kjo punë e rëndë e me shumë sfida i ka bërë nder edhe vetë firmës së familjes Çitaku. Madje në Zvicër, ku mbizotëron konkurrencë e përhershme tregu. Por, për afro çerek shekulli këta punëtorë dhe kjo firmë bënë punë të mira e me vlerë, ndaj edhe asnjëherë nuk ngelën të papunë.

Ali e Natalia Çitaku tregojnë se si në vitin 1989, firma startoi me një numër simbolik punëtorësh. Në një kohë, kur në treg mbretëronte një krizë e madhe. Duhej shumë punë e sakrificë për ta vënë në binarë. Në saje të angazhimit të mbarë familjes, përfshirë edhe vëllezërit, firma ia arritën ta përballojë krizën. Kështu, nga rreth 20 punëtorë, sa kishte në fillim, tani firma ka rreth 50 sish, nga të cilët mbi 90 për qind e tyre janë shqiptarë. Prej tyre, rreth 20 kanë funksione udhëheqëse.

Me punën e saj, firma ka bërë që të jetë tejet konkurrente në treg, aq sa ta gëzojë edhe mbështetjen e firmave e kompanive më të mëdha zvicerane, me të cilat ka një bashkëpunim të ngushtë. Brenda 25 vjetësh, Edifer arriti të marrë pjesë në realizimin e dhjetëra objekteve kapitale: ura, tunele dhe ndërtesa banimi, apo edhe infrastrukturë komunale. Nga ky vit, firmës i janë besuar punime edhe në metronë e re të Gjenevës.