Fakte dhe anekdota rreth edicionit të 47-të të Forumit Ekonomik Botëror në Davos

Jemi në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Edicioni i 47-të i tij do të mbahet nga 17 deri 20 janar 2017 me moton «Responsive and Responsible Leadership». Neue Zürcher Zeitung ka numëruar dhjetëra fakte dhe anekdota interesante lidhur me Forumin. Ja disa prej tyre.

Foto: Drop of Light / Shutterstock



  • Në edicionin e 47-të të Forumit priten të marrin pjesë 3000 veta; më shumë se kurrë.
  • Në edicionin e parë të Forumit, më 1971, ishin 450 pjesëmarrës.
  • Forumi Ekonomik Botëror quhet kështu nga viti 1988. Më parë ai quhej Forumi Evropian i Menaxhmentit, kurse edicioni i parë quhej Simpoziumi Evropian i Menaxhmentit.
  • Aktrorë nga politika në Forum janë ftuar për herë të parë më 1974, pas kolapsit të sistemit monetar të Bretton-Woodsit dhe shpërthimit të luftës së Jom-Kippurit.
  • Këtë vit në Forum do të përfaqësohen 99 nacione.
  • Delegacionin më të madh në Forum e kanë SHBA-të me 836 pjesëmarrës. Më shumë se vendi nikoqir, Zvicra, me 301; Britania e Madhe, me 283 dhe Gjermania, me 136 pjesëmarrës.
  • Në vend të pestë vjen India, me 107 pjesëmarrës.
  • Mysafiri më prominet i këtij edicioni të Forumit është kryetari i Kinës, Xi Jinping. Ai edhe do t’i hapë punimet e Forumit.
  • Qeveria e Zvicerane do të jetë komplet, do të mungojë vetëm Simonetta Sommaruga.
  • Ministria e Mbrojtjes llogarit me një kosto prej gjithsejt 9 milionë frangave për sigurinë gjatë mbajtjes së Forumit. 2 milionë prej këtyre do t’i mbulojë vetë Forumi, pjesën tjetër do ta paguajnë Konfederata Zvicerane, Kantoni i Graubündenit dhe Komuna e Davosit.
  • Rreth Forumit do të angazhohen maksimum 5000 pjesëtarë të Armatës Zvicerane.
  • Forumin nuk e sigurojnë vetëm ushtarët, por edhe teli me gjemba. Vitin e kaluar ishin 46 kilometra tel i tillë.
  • Gjatë trazirave me rastin e Forumit të Davosit në vitin 2000 u lënduan dy policë. Në vitet në vijim fshati malor u izolua gjithnjë e më dendur, që çoi në një zhvendosje të demostratave në qytetet zvicerane.
  • Meqenëse trazirat vazhduan edhenë vitin në vijim, u autorizua i ashtuquajturi Raport i Arbenzit, me çka u mundua që të afrohen organizatat joqeveritare dhe të pamundësohen trazirat.
  • Forumi ka 2,9 milionë Likes në Facebook, 3 milionë Follower në Twitter.
  • Para shtatë vjetësh të punësuarit e qendrës së pushimit «Heidiland» në autostradë i befasoi Bill Clinton kur u shfaq në kasë si klient.
  • Bill Clinton kishte marrë pjesë në vitin 2000 në Forum, çka përbënte herën e parë dhe të fundit që një president amerikan në detyrë e viziton Davosin.
  • Këtë herë, dita e fundit e punimeve të Forumit koincidon me inaugurimin e Donald Trumpit si presidenti SHBA-ve.
  • Kjo është edhe arsyeja se përse askush nga rrethi i presidentit të ri amerikan nuk do të jetë në Forum.
  • Forumi ndërkohë angazhon 600 punëtorë.
  • Nga Forumi do të raportojnë 500 gazetarë. 54 prej tyre janë kryeredaktorë.
  • Në forumin katërditor do të mbahen 400 sesione.
  • 21 për qind e 3000 pjesëmarrësve janë gra.
  • Nuk do të marrë pjesë këtë vit Angela Merkel. Ajo deri më tani ka marrë pjesë shtatë herë si kancelare gjermane në Forumin e Davosit.
  • Pjesëmarrjen në Forum e kanë konfirmuar 755 CEO.
  • 159 e pjesëmarrësve në konferencë janë themelues firmash ose bashkëthemelues të tyre.
  • 95 prej pjesëmarrësve në Forum këtë vit kanë një funksion si profesor.
  • Vetëm një herë në historinë e tij Forumi Ekonomik Botëror nuk është mbajtur në Davos. Më 2002 ai u zhvillua në New York, në shenjë solidariteti pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
  • Një transport nga Aeroporti i Cyrihut në Davos me një limuzinë, varësisht nga automjeti, kushton deri 1’200 franga.
  • Shumë prej mysafirëve për këtë e shfrytëzojnë helikopterin.
  • Një shëtitje ditore nëpër Davos me një limuzinë kushton 1’400 franga.
  • Tre nga katër gjyshërit/gjyshet e themeluesit të Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, ishin zviceranë. I linduri në Ravensburg jeton prej 50 vjetësh në Zvicër, por ende nuk e ka shtetësinë zvicerane.
  • Me Davosin Forumi ka zgjedhur të mbahet në qytetin me lartësinë më të madhe të Evropës.
  • Në Forum mund merret pjesë vetëm me ftesë dhe pas pagës së taksave prej dhjetra mijëra frangave. ks