Eurodeputeti i shqetësuar për digat në zona të mbrojtura në Shqipëri

Në një deklaratë një ditë përpara votës në Parlamentin Europian për rezolutën mbi progres raportin e Shqipërisë, eurodeputeti slloven Igor Soltes është shprehur i shqetësuar për numrin e madh të projekteve energjetike në Shqipëri të planifikuara në zona mjedisore të mbrojtura.

Igor Sholtes, eurodeputet slloven.



«Si anëtar i grupit të të gjelbërve, unë jam në mënyrë të veçantë i shqetësuar mbi statistikat e Komisionit Europian që tregojnë se 44 nga 71 hidrocentralet e planifikuara do të ndërtohen në zona të mbrojtura mjedisore», tha Igor Sholtes.

Shqipëria aktualisht shfrytëzon rreth 35% të kapacitetit të saj hidroenergjetik, i cili vlerësohet afërsisht ne 3,000 MW dhe potencial vjetor gjenerimi në 10 TWh.  Për të shfrytëzuar kapacitetin hidrik të vendit, qeveria gjatë dekakës së fundit ka nënshkruar 173 kontrata koncesionare për ndërtimin e 501 HEC-eve, – kryesisht me një fuqi të instaluar të vogël – të cilët kërkojnë të rrisin prodhimin e energjisë elektrike në vend.

Megjithatë, shumë nga këto hidrocentrale më kapacitët të instaluar më pak se 5 MW, janë planifikuar në parqe kombëtare dhe zona të mbrojtura mjedisore, ndërkohë që ndikimi i tyre në sistemin energjetik pritet të jetë i vogël. Eurodeputeti slloven u shpreh gjithashtu se gjatë vitit të kaluar Shqipëria kishte bërë progress në disa nga prioritetet kyçe të integrimit në BE, por duhet të mbetej në drejtimin e duhur dhe të bëntë përpjekje shtesë në fazën e zbatimit.

Në nëntor Shqipëria mori një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të antarësimit me BE-në dhe tashmë ky rekomandim pret dritën jeshile të Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare. Soltes e përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria drejt hapjes se negociatave me BE-në, në mënyrë të veçantë në miratimin e legjistlacionit në funksion të luftës kundër korrupsionit. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin se institucionet qendrore që duhet ta luftojnë korrupsionin kanë kapacitete të limituara.

«Lufta kundër korrupsionit mbetet një pikë kyçe për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë gjatë 2017-tës kur zgjedhjet do të mbahen», tha Soltes. «Transparenca e financimit të fushatës [elektorale] mund të shërbejë si një shembull i mirë për rëndësinë e luftë kundër korrupsionit», shtoi ai.

Në përundim të deklratës së tij Soltes ka nënvizuar rëndësinë që një media e pavarur ka për vendin. «Ka vetcensurë të shumëpërhapur dhe shqetësuese tek gazetarët dhe përmirësime duhen në këtë drejtim gjithashtu», përfundoi ai.