EULEX-i konfirmon arrestimin e Krasniqit

Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX e ka konfirmuar për KTV-në arrestimin e të akuzuarit të krime lufte, Xhemshit Krasniqi.




«Ne mund të konfirmojmë se zoti Krasniqi është arrestuar nga EXPOL (Policia e EULEX-it) sot. I akuzuari po transportohet në këto momente në një qendër mbajtjeje. Më shumë detaje do të japim nesër», thuhet në një përgjigje të zëdhënëses, Dragana Nikolic – Salomon.