EULEX-i arreston të akuzuarin për krime lufte, Xhemshit Krasniqi

I akuzuar për krime lufte, Xhemshit Krasniqi është arrestuar sot pasdite në një operacion të madh të EULEX-it në Prizren.




Arrestimin e tij e kanë konfirmuar për KTV-në familjarët e tij, raporton Koha.net.

Krasniqi për shumë vite në arrati do të duhej të ishte pjesë e procesit kundër Sabit Gecit.

Sabit Geci akuzohej se në mes të prillit dhe qershorit të 1999, në një bazë ushtarake të UÇK-së të vendosur në Kukës, në mënyrë individuale dhe në bashkëveprim me të tjerët duke përfshirë Xhemshit Krasniqin i ka shkelur rregullat e ligjit ndërkombëtar në kohën e luftës, konfliktit të armatosur ose okupimit dhe me këtë ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile.