Ethet e Detit

John Masefield



Dua të shkoj sërish në det, në detin dhe qiellin e vetmuar,
Më duhet vetëm një anije e fortë dhe një yll për ta drejtuar,
Dhe zhurma e timonit, lëkundja e parë e velës, dhe kënga e erës,
Dhe mjegulla në fytyrën e detit dhe mëngjesi i kaltër i verës.

Dua të shkoj sërish në det, sepse thirrja e baticës që po afron,
Është kushtrim i të parëve, një joshje që askush s’i reziston;
Më duhet vetëm një ditë me erë dhe re të buta që fluturojnë,
Dhe uji i kripur, shkuma e bardhë dhe pulëbardhat që këndojnë.

Dua të shkoj sërish në det, në jetën endacake, cigane, të vërtetë,
Të ndjek udhën e delfinëve, atje ku era shpon si teh i mprehtë;
Më duhet vetëm një përrallë e gëzuar, rrëfyer nga shoku barkëtar,
Dhe gjumi i qetë dhe ëndrra e ëmbël, kur aventura fund të ketë marrë.

Përktheu: Rudi Bobrati