ETH-të e Zvicrës janë universitetet më ndërkombëtare në botë

Një rangim i revistës «Times Higher Education» i vendos shkollat e larta politeknike të Zvicrës, ETH në Cyrih dhe EPFL në Lozanë, në uiversitetet më internacionale në bote. Në listën e top-20 universiteteve mungojnë ato amerikane. Çfarë domethënë kjo situatë?

Pamje nga ambientet e brendshme të ETH Zürich. Foto: Lunghammer.



Revista «Times Higher Education» përkrah krahasimeve të përgjithshme ofron edhe rangime në kategori të veçanta. Qasja e fundit e krahason internacionalitetin e këtyre institucioneve arsimore, që domethënë përqindjen e studentëve ndërkomëtarë e anëtarëve të tillë të fakultetit, si dhe atë të publikimeve, ku së paku njëri prej autorëve vjen nga një vend tjetër. Vitin e kaluar Universiteti i Katarit ETH-në e kishte nxjerrë të shtatën, sivjet ajo del e para. ETH-ja e Lozanës kalon nga vendi i katërt në të dytin, duke konsideruar internacionalitetin e shkollës. Në top-20 të listës botërore ka edhe një universitet tjetër zviceran – ai i Cyrihut, i cili e zë vendin e 15-të.

Në këtë krahasim bie në sy statusi që zënë universitetet e njohura amerikane, si CalTech, MIT, Harvard, Yale dhe Stanfordi në raport me internacionalitetin, të cilat vazhdimisht pozicionohen në vendet më të mira. Kështu e transmetojnë mediat zvicerane agjencinë e tyre të lajmeve, sda. Nëse nën qeverisjen e Trumpit nuk përmirësohet kjo situatë e universiteteve amerikane, atëherë supozohet se studiues të shquar mund t’u qasen vendeve të tjera. Kjo medohet se do të ketë një kosto për fuqinë e inovacionit të SHBA-ve.

Fakti i rënies së prestigjit të shkollave amerikane interpretohet si një shans për vendet si Zvicra dhe të tjera. Ato mund ta skalitin profilin e tyre shkencor, duke i joshur studiuesit elitarë të universiteteve amerikane përmes ofertave… Gjithsesi, thotë raporti, ETH-të e Zvicrës nuk kanë plane të tilla. Për presidentin e ETH-së së Cyrihut, Lino Guzzella, nuk është e ndershme të spekulohet për atë se si mund të kapitalizohet kjo situatë. Edhe EPFL-i, shkolla e lartë politeknike e Lozanës, nuk ka plane për thirrjen e shkencëtarëve ndërkombëtarë në këtë situatë në të cilën pozcionohen universitetet në SHBA.

Në disa studime të mëhershme, të përgjithshme, shkollat e larta politeknike të Zvicrës zinin vendin e nëntë, përkatësisht të 30-të. Në këto rangliamje nga ambientet esta tani, përveç orientimit ndërkomëtar konsiderohen edhe faktorë të tjerë. Këtu bën pjesë vlerësimi i studentëve, numri i nobelistëve dhe publikimet shkencore. Joshja e talenteve ndërkombëtare konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt suksesit. ks