Eskalim në Cyrih pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

Pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, në Oerlikon të Cyrihut shpërthen situata. Janë dëgjuar edhe krisma.

Foto: Shutterstock.com



Kanë qenë grupe tifozësh nga të dyja taboret që janë konfrontuar në rrugët e qytetit pas përfundimit të lojës, edhe ashtu të ndrojtur. Një dëshmitar ka deklaruar për «Blick» që të dyja palët kishin filluar me provokime, menjëherë pas përfundimit të lojës së futbollit. NJë konflikt të mirëfilltë ndërmjet grupeve të tifozëve e ka ndaluar policia, e cila ka qenë e pranishme në numër të madh dhe e pajisur me mjete prevendive.

Në momentin që situata nxehet vërtet, ndëgjohen krisma. Sipas dëshmitarit të medies, një burrë ka qëlluar disa herë në ajër me një pistoletë manovër. Atëherë kishte plasur paniku i vërtetë. «Në një xhirim me celular shihet se si tifozët shqiptarë që ishin lëshuar rrugëve, pas krismës rrudhen bashkë dhe ikin rrugëve përreth», thuhet në raportin e medies zvicerane.

Nga Policia e Cyrihut kanë thënë se kanë marrë sinjale mbi krismat, por nuk mund as ta konfirmojnë, as ta demantojnë që dikush ka gjuajtur në ajër. Sipas policisë, provokimet kishin filluar para përfundimit të lojës. Kur ajo, pas ndeshjes, kishte dashur t’i mbante tifozët të ndarë, atëherë ata i ishin sulur asaj me shishe dhe gurëz. Në këtë vorbull një polic është lënduar. Përdorimi i ujit nga policia i ka shpërndarë ata.

Për policinë është një përvojë e re që një lojë e futbolli e ndjekur nga transmetimet televizive, edhe pas përfundimit të saj, të krijojë kaq shumë tension dhe angazhim për policinë. ks