Është rritur së tepërmi kostoja e ndimës sociale në Zvicër

Ndihma ekonomike për nevojtarët më 2014 ka kushtuar shumë më tepër se pak vite më parë. Kjo lidhet me amvisritë e beqarëve dhe qiratë e shtrenjta.

Foto: Frederic Muller / Shutterstock

Mesatarisht, personat me asistencë sociale më 2014 kanë marrë mbi 2’000 franga më tepër. Më 2009 kjo asistencë për nevojat themelore, qiranë dhe përkujdesjen mjekësore, shkonte në 7’722 franga në vit, kurse më 2014 u bënë 9’880 franga. Tani që është rritur numri i personave në asistencë, sipas Tages Anzeiger, kantonet dhe komunat më 2014 kanë dhënë 2,588 miliardë franga ndihma sociale më shumë. Ndërmjet viteve 2013 dhe 2014 është shënuar një rritje prej 5,4 për qind.

Në total, ndihmat socilale për federatën, kantonet dhe komunat më 2014 kanë kushtuar 7,9 miliardë franga. Pastaj vijnë ndihmat suplementare ndaj Sigurimit të Moshës dhe Sigurimit Invalidor, paradhënie, ndihma të tjera për pensionistë, invalidë, familje dhe të papunë. Në krahasim me një vit më parë, kur kishte një rritje prej 3,6 për qind, këto të dhëna janë rritur me 4,6 për qind.

Rritja e shpenzimeve lidhet me faktin që njerëzit në asistencë kanë marrë më shumë para. Si faktorë për këtë nga njëra anë merret shtrenjtimi i qirave në qendrat e mëdha të Zvicrës. Njëkohësisht janë rritur edhe premitë e sigurimeve shëndetësore. Pastaj është rritur numri i amvisërive të beqarëve, me çrast shpenzimet nuk ndahen me banorë të tjerë. Në anën tjetër është vështirësuar qasja në pensionet ivalidore, kështu që shumë ngandidatë përplasen te entet sociale.

Shumën e shpenzimeve për ndihma sociale vlerësohet se e ka ngritur edhe rritja e numrit të refugjatëve, sespe shumë prej tyre nuk kanë të afërm që t’i përkrahin. Megjithatë të dhënat për ndihmat sociale variojnë varësisht nga kantoni. Më 2014 ka prirë kantoni i Bernës me 11’465 franga pro person, kurse më së paku ka shpenzuar Friburgu me 5’859 franga. Cyrihu ka paguar mesatarisht 10’726 franga pro person. ks