Është absurde

Erich Fried



Është absurde
thotë arsyeja.

Është ajo që është
thotë dashuria.

Është hidhërim
thotë llogaria.

Nuk është veç dhimbje
thotë frika.

Është e kotë
thotë gjykimi.

Është ajo që është
thotë dashuria.

Është qesharake
thotë krenaria.

Është e nxituar
thotë maturia.

Është e pamundur
thotë përvoja.

Është ajo që është
thotë dashuria

Përktheu: Faslli Haliti