Eros

Else Lasker-Schüler (1869-1945). Foto: Internet



O, e kam dashur atë pafundësisht!
Qëndrova para gjunjëve të tij
Dhe vajtova para Erosit
Për mallin tim.
O, e kam dashur atë pa mend.
Si një natë vere
Koka ime ra
Zi si gjaku në prehrin e tij
Dhe krahët e mi e rrethuan atë përflakshëm.
Kurrë gjaku im s’u përpush kështu në zjarre,
Jetën time ia ktheu duarve të tij,
Dhe ai më tërhoqi nga dhembja e muzgut.
Dhe të gjithë diejt kënduan këngë zjarri
Dhe gjymtyrët e mia
U përngjanin
Zambakëve të përhumbur.

Nga gjermanishtja:
Enver Robelli