Ernest Luma jep nga organet drejtuese të AAK-së, nuk e tërheq urimin për haxhinjtë [dokument]

Ish-zëdhënsi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma ka paraqitur dorëheqjen nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pasi AAK është distancuar nga një postim që Luma e ka bërë në drejtim të besimtarëve mysliman që janë nisur për pelegrinazh në Mekë, transmeton Koha.net.




Luma në Facebook kishte shkruar një statut me të cilin u dëshironte të gjithë haxhinjve, pelegrinazh të pranueshëm dhe në fund edhe fjalësh, që tradicionalisht iu drejtohej haxhinjve, «Shkofshi e mos u kthefshi».

Ky statut i Lumës, nxiti mjaft shumë reagime dhe partia ku ai bën pjesë, AAK-ja dhe drejtuesi i saj Haradinaj u distancuan nga urimi i Lumës.

Pas këtyre reagimeve, Luma dha dorëheqja.

Në dorëheqjen që ai e publikoi në Facebook, Ernest Lumës në llogarinë e tij në Facebook:

«Të nderuar miq,

Urimi im për pelegrinët e Haxhit nuk kishte asnjë qëllim të keq.

Rrjedhat tjera, sot, ishin rezultat i keqinterpretimeve dhe keqkuptimeve që jo rrallë ndodhin në medien tonë (portaleve dhe rrjeteve sociale).

Partia ime, Aleanca, si subjekt politik, sigurisht se me të drejtë është distancuar nga, siç është thënë, gjuha ime sarkastike, e përdorur në këtë rast.

Kjo nuk do të thotë aspak se Aleanca nuk është demokratike.

Aleanca, në strukturat drejtuese të së cilës i kam investuar 13 vjet, ka demokraci të brendshme, te ndërtuar me vite.

Megjithatë, për hir të opinionit publik dhe përgjegjësisë që ndjej ndaj subjektit politik që i takoj, kolegëve dhe kryetarit, unë kam paraqitur dorëheqjen nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, në të njëjtën kohë, nuk tërheq asgjë nga urimi im për haxhinjtë e sivjetmë. Qëllimi ka qenë i mirë dhe sllogani është ai që ka qenë gjithmonë lajtmotiv qendror i përcjelljes për në Haxh.

Në fund, për demokracinë në vendin tonë është shumë e domosdoshme dhe imediate që një herë e përgjithmonë ta bëjmë dallimin qenësor midis elektoratit dhe xhematit. Unë i respektoj si gjithmonë, edhe njërin, e edhe tjetrin, por secili duhet të jetë në vendin e tij.

Edhe një herë, suksese Aleancës!

Urime haxhinjve!

Sa më shumë respekt e sa më shumë mirëkuptim në të ardhmen!»

https://i2.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20150918131208477.jpg?w=640